Shqiperia

Dita kundër gjenocidit në Çamëri, Idrizi i përgjigjet Mitsotakisit: Uji fle, hasmi jo. Nuk do të flemë për ligjin e luftës!

dita kunder gjenocidit ne cameri idrizi i pergjigjet mitsotakisit uji fle hasmi jo nuk do te fleme per ligjin e luftes
dita kunder gjenocidit ne cameri idrizi i pergjigjet mitsotakisit uji fle hasmi jo nuk do te fleme per ligjin e luftes

Shpëtim Idrizi, në fjalën që ka mbajtur sot në Kuvend në Dita kundër gjenocidit në Çamëri, ka pasur një mesazh edhe për kryeministrin grek Mitsotakis.

“80 vite nga 1944 ku u masakruan e shpërngulën banorët e Çamërisë.
Genocidi nuk ka moshë. Unë dhe kolegët e mi jemi këtu për të thënë se memoria enjë kombi është më e madhe se ajo e një njeriu. Thuhet se një popull që harron, vdes. Ne e kemi sfiduar harresën. Nuk fajësojmë popullin grek por politikën e kohës dhe qëndrimin e sotëm.
Askush nuk mund të shkelë mbi të drejtën e jetës, kanë 80 vite që shkelin mbi jetët tona të humbura dhe deklarojnë se çështja çame nuk është çështje.
E çuditshme se si Greqia kriminelët i shpall heronj dhe u ngre përmendore.
Jam këtu për ti dhënë zë mijëra viktimave që nuk flasin dot më.

Mos e kini frikë Çamërinë po bashkohuni për drejtësi e paqe. Shqipëtarët nuk kanë frikë ta thonë rrugëve të Europës së Çamëria është Shqipëri.
Meqë Mitsotaqis na kujtoi dje fjalën që “si do biesh në gjumë nashtu do ngrihesh”, dua i kujtoj “Uji fle hasmi nuk fle”. Nuk duhet të flemë për ligjin e luftës”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts