Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve historike e arkeologjike, është çelur mesditën e sotme në Muzeun Ikonografik “Onufri” ekspozita fotografike: “Berati në shek XVIII-XX, zhvillimi ekonomik e tregtar, koleksione të kartmonedhave lokale të qytetit, objekte me rëndësi histotike të Beratit, të pasqyruara në monedhën kombëtare”.
Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se ekspozita fotografike mbi aspektet më të spikatura të zhvillimeve tregtare, ekonomike dhe etnografike të qytetit të Beratit gjatë shekujve XVIII-XX, është çelur falë bashkëpunimit të Qendrës Muzeore Berat dhe Muzeut të Bankës së Shqipërisë.
Ekspozita përmbajti edhe koleksione numizmatike,siç kanë qënë kartmonedhat lokale të fillimit të shekullit të XX-të,monedhat kombëtare që mbartin imazhe të monumenteve dhe objekteve të qytetit të Beratit,me vlera kulturore dhe historike universale Drejtori i Muzeut Ikonografik “Onufri” shpjegoi edhe rëndësinë e kësaj ekspozite si dhe pasurimin e fondit të muzeut me një monedhë të veçantë.
“Aktiviteti vjen në Ditën Ndërkombëtare të monumenteve dhe siteve historike e arkeologjike dhe është një bashkëpunim me muzeun e Bankës së Shqipërisë.Jemi përqëndruar në një element shumë të veçantë,në një monedhë të një emetimi të veçantë që bëhet çdo 10 vjet dhe monedha e ekspozuar sot është një monedhë 500 lekëshe,pa kurs ligjor por që ka një element shumë të bukur të Kodikut të Purpurt të Beratit,si në ngjyrë ashtu edhe në reliev.Ky imitim i formës dhe ngjyrës së Kodikut të Purpurt të Beratit,i gdhendur në monedhë,do të jetë tashmë pjesë e koleksionit të Muzeut Onufri, në Kishën “Fjetja e Shën Mërisë”, ku në vitin 1968 u gjet pas shumë vitesh kërkim ky kodik.
Ekpozita është menduar në formën e paneleve,ku pasqyrohet zhvillimi ekonomik,marrëdheniet tregtare dhe ato të biznesit,elementet e shumtë artizanale të tregtisë dhe zhvillimit ekonomik të Beratit gjatë shekujve XVIII,XIX dhe XX-të shpjegime më të detajuara të një lloj monedhe,që është emetuar në Prefekturën e Beratit pas vitit 1920,për nevoja emnrgjente që kishte shteti shqiptar,i cili sapo kishte dalë nga Lufta e Parë Botërore”, ka thënë Miklor Pasku.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co