“Ditë historike”, Julian Assange kthehet në shtëpi pas 14 vitesh beteja ligjore. Ja çfarë dëshmoi në gjyq (VIDEO)

dite historike julian assange kthehet ne shtepi pas 14 vitesh beteja ligjore ja cfare deshmoi ne gjyq video
dite historike julian assange kthehet ne shtepi pas 14 vitesh beteja ligjore ja cfare deshmoi ne gjyq video

“Pas 14 vitesh beteja ligjore, Julian Assange është i lirë të shkojë në shtëpi”. Kështu u tha gazetarëve avokatja Jennifer Robinson jashtë gjykatës në ishullin Saipan, ku u mbajt marrëveshja e themeluesit të WikiLeaks me drejtësinë amerikane.

Gjykatësi Ramona Manglona pranoi deklarimin e tij të fajësisë për komplot për marrjen dhe zbulimin e dokumenteve të fshehta të sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe e liroi atë për shkak të kohës që ai kishte kryer dënimin tashmë në një burg britanik. Gjatë seancës dëgjimore tre-orëshe, Julian Assange u deklarua fajtor siç kërkohet nga marrëveshja: “Duke punuar si gazetar, inkurajova burimin tim të jepte informacione që pretendohej se ishin të klasifikuara për t’i bërë publike,” tha ai në gjykatë. “Unë besoja se Amendamenti i Parë e mbronte këtë aktivitet, por e pranoj se ishte … shkelje e Aktit të Spiunazhit ,” shtoi Assange. Kujtojmë se themeluesi i WikiLeaks qëndroi i burgosur për pesë vjet në burgun e sigurisë maksimale në Belmars, pasi i kaloi shtatë vitet e mëparshme në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

52-vjeçari Assange u largua nga Saipan me avion privat për në Canberra, Australi, i shoqëruar nga ambasadorët australianë në SHBA dhe Britani. “Sot është një ditë historike”, tha avokatja mbrojtëse Jennifer Robinson. “Është një lehtësim i madh për Julian Assange… për miqtë e tij, familjen, mbështetësit e tij, për ne, për këdo që beson në fjalën e lirë në mbarë botën… që ai tani mund të kthehet në Australi dhe të ribashkohet me familja e tij”, shtoi avokatja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →