Vendimi i SHBA-së , Britanisë dhe Francës – për herë të dytë – për të miratuar kërkesën e Ukrainës për goditje me armë me rreze të mesme dhe të gjata brenda territoreve ruse, ndryshon faktet si në fushëbetejë ashtu edhe në diplomaci.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, prej më shumë se një viti, ka bërë presion që t’i jepet kjo mundësi specifike, duke përdorur gjithmonë të njëjtin argument: “nëse i godasim pozicionet ruse në thellësi, do t’u japim forcave tona tokësore fushë për të vepruar në fushat brenda Ukrainës”.
Sot, me armët me të cilat mund të luftojë Ukraina , distanca maksimale që mund të godasë objektivat është 77 kilometra.
Përdorimi i raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Ukrainës për të sulmuar objektivat brenda Rusisë do të përbënte “pjesëmarrje të drejtpërdrejtë” të Shteteve të Bashkuara në luftë, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.
“Përdorimi i raketave me rreze të gjatë veprimi nga Kievi për sulme në territorin tonë do të nënkuptojë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara dhe satelitëve të saj në armiqësitë kundër Rusisë, si dhe një ndryshim rrënjësor në thelbin dhe natyrën e konfliktit,” tha Zakharova, sipas për mediat shtetërore TASS. “Përgjigja e Rusisë do të jetë adekuate dhe e prekshme në këtë rast”, shkruan CNN.
Putinit iu kërkua të komentojë mundësinë që SHBA-ja t’i japë Ukrainës lejen për të përdorur armë amerikane për të goditur objektiva thellë brenda Rusisë. Putini u përgjigj në atë kohë: “Nëse merret ky vendim, nuk do të thotë asgjë tjetër përveç përfshirjes së drejtpërdrejtë – do të thotë se vendet e NATO-s, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane janë palë në luftën në Ukrainë”.
Sot, megjithatë, Ukraina është në thelb e detyruar të përdorë të gjitha raketat me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi që disponon, duke synuar infrastrukturën dhe pozicionet ruse, të cilat janë padyshim kritike për përparimin e luftimeve.
Kjo hartë tregon objektivat e mundshëm që ushtria e Ukrainës mund ose i ka vendosur tashmë pasi SHBA dha lejen.
Volodymyr Zelensky, siç është situata tani, ka vetëm rrugën e kundërsulmit masiv, të paktën deri sa Donald Trump të marrë presidencën e SHBA-ve më 20 janar.
Telefonata e Olaf Solz në fund të javës së kaluar është një arsye tjetër për t’i treguar Kievit se e vetmja mënyrë për t’i ndtyshuar gjërat është të sulmosh.
Lëvizja e Gjermanisë, e cila u interpretua nga Zelensky si “hapja e kutisë së Pandorës”, mund të ketë qenë masa e nevojshme nga Shtëpia e Bardhë, dhe në veçanti nga Joe Biden, për të dhënë pëlqimin e tij për diçka që do të përshkallëzojë përsëri tensionin e luftës në rajoni.
Arsyeja e vërtetë për Bidenin, megjithatë, duket se nuk ka qenë qëndrimi i Gjermanisë, por pjesëmarrja aktive e Koresë së Veriut në terren.
Më shumë se 30,000 ushtarë koreano-veriorë që luftojnë përkrah rusëve në provincën Kursk nuk është një lëvizje e thjeshtë përforcimi, por një përfshirje e rregullt e një vendi të tretë në luftë. Putin, i cili prej muajsh ka kërcënuar Perëndimin me një holokaust bërthamor nëse ushtarët perëndimorë bashkojnë forcat me ukrainasit kundër armëve ruse, duket se më në fund po merr si përgjigje diçka që ai kishte frikë – në thelb e shmangte – të ndodhte.
Ende nuk dihet numri i saktë i armëve ATACMS perëndimore që ukrainasit kanë në arsenalin e tyre, por duket se një pjesë e madhe e këtyre armëve së shpejti do të synojnë – dhe pa paralajmërim, siç tha presidenti i vendit këtë mëngjes – rajonin e Kurskut.
Pikërisht kjo pjesë e vogël e provincës perëndimore të Rusisë që ukrainasit e kanë kontrolluar që nga vera e kaluar është problemi më i madh për presidentin rus, por edhe më i rëndësishmi, deri tani duket, edhe i presidentit të ardhshëm të SHBA-së.
Stafi i Donald Trump, disa orë pas rrjedhjeve nga Shtëpia e Bardhë dhe miratimit zyrtar të lejes për në Kiev, nuk ka bërë asnjë koment.
Mund të jetë ende herët, ose mund të jetë çështja që Donald Trump dhe Joe Biden e diskutuan me dyer të mbyllura më 13 nëntor, kur u takuan në Shtëpinë e Bardhë.
Sido që të jetë skenari, SHBA-ja ka bërë një lëvizje që përfundimisht do t’ua vështirësojë punën rusëve dhe do t’u mohojë atyre mundësinë për të avancuar masivisht në pozicionet që ata kanë kontrolluar për dy vjet.
Sulmi i sotëm rus në Odessa është mesazhi i Moskës, i cili gjithashtu do të rrisë ndjeshëm agresionin e saj. Në çdo rast, 60 ditët e ardhshme do të jenë sërish ditë vdekjeje për ukrainasit dhe rusët.