Bota Kuriozitete Sport

Ditë të vështira për Armando Brojën/ Ylli i Kombëtares shqiptare ndahet nga e dashura? Instagrami i nxjerr zbuluar! Çfarë ndodhi me çiftin 1 vit pas bashkëjetesës

dite te veshtira per armando brojen ylli i kombetares shqiptare ndahet nga e dashura instagrami i nxjerr zbuluar cfare ndodhi me ciftin 1 vit pas bashkejeteses





































Ditë të trazuara për Armando Brojën. Ylli i futbollist shqiptar është duke kaluar një moment të vështirë në karrierën e tij, por edhe në jetën private. Panorama ka mësuar se ai është ndarë nga partnerja e tij, Xhej Alisa Uills. Çifti, i cili prej gati 1 viti ishin në një lidhje të konsoliduar, duket se i kanë dhënë fund vetëm pak ditë më parë, duke ndarë rrugët përgjithmonë.

broja

Dukej se dyshja kishte një lidhje të konsoliduar dhe gjithçka po shkonte më së miri. Madje, përgjatë Kampionatit Europian, Xhej ishte tifozja më e zjarrtë e Kombëtares sonë. Blogerja angleze në ditët kur luajti Kombëtarja jonë postonte në rrjetet sociale foto me fanellën kuq e zi. Si tifozja më e zjarrtë e sulmuesit, ajo e shoqëronte edhe në stadium. Por ditët e fundit, mes trazirave që Broja ka në karrierën e tij, çifti duket se i ka dhënë fund. Raporti i tyre është ndarë në një mënyrë të keqe dhe aktualisht dyshja as nuk ndiqet në rrjetet sociale, duke na zbuluar kështu se të vogla janë shpresat për një ribashkim.

Si një vajzë tashmë beqare, Xhej nuk ka ngurruar që ta shijojë verën, këtë herë me shoqërinë. Pasi kaloi disa ditë në Dubai, blogerja ka vijuar të shijojë verën buzë detit duke mos i kursyer pozat sensuale në Instagramin e saj.

broja dhe e dashura

Nga ana tjetër Broja nuk po kalon një moment të mirë në karrierë. Kur pritej vetëm firma në kontratë, lajmi se Armando Broja nuk do të kalonte tek Ipswich në Premier League, ka rezultuar tejet befasues dhe ka ngritur shumë pikëpyetje në të njëjtën kohë. Më herët u raportua se klubet kishin arritur një akord për huazimin e shqiptarit dhe se Ipswich do i paguante 30 milionë stërlina Chelseas verën e ardhshme nëse do mbijetonte në Premier League.

Zyrtarizimi megjithatë nuk erdhi kurrë dhe mediat angleze kanë zbuluar arsyen sepse Broja nuk kaloi te Ipswich. Sipas tyre 22-vjeçari shqiptar nuk ka mundur të kalojë testet fizike, pasi ka një problem ‘në tendinën e Akilit’. Në këto kushte Ipswich ka dashur të ulë çmimin e Brojës, por Chelsea nuk ka pranuar dhe transferimi nuk është kryer. Fati i keq e ka ndjekur këtë periudhë Brojën edhe në jetën private, ku pas gati 1 viti bashkëjetese, dyshja është ndarë. Rreth 1 vit më parë futbollisti i Kombëtares shqiptare është fotografuar në rrugë me bukuroshen që i kishte rrëmbyer zemrën, teksa të dy kishin dalë shëtitje me kafshët e tyre shtëpiake.

broja me te dashurebn

Lidhja mes të dyve u përfol përpara, kur Xhej postoi një foto në një restorant, ku shfaqej duke darkuar me sulmuesin shqiptar të Çelsit dhe motrën e tij. Sakaq, çifti shpejt e çoi këtë lidhje edhe më tej.

Në rrjetet sociale, blogerja ka publikuar një foto ku shfaqet me futbollistin shqiptar, ku shfaqen në shtëpi, të veshur sportivë e të përqafuar. Broja dhe Xhej nisën edhe të jetojnë së bashku, duke mos i kursyer fotot në shtëpinë e tyre. Ndonëse të lidhur vetëm prej pak kohësh, kjo lidhje dukej tejet serioze, aq sa tashmë të dy dalin publikisht.

Kujtojmë se ylli i Kombëtares sonë i dha fund historisë 1- vjeçare me Fidelën, vajzën shqiptare që jetonte jashtë. “Panorama Plus” zbuloi se djaloshi shqiptar ishte i lidhur me një vajzë jo të famshme, të quajtur Fidela. Por, duket se historia mes dy të rinjve ka përfunduar shumë shpejt.

Ndonëse dukej si një raport serioz, dy të rinjtë e kanë mbyllur këtë histori pa shumë bujë. Nuk ka ende detaje se si Fidela dhe Broja janë njohur me njëri-tjetrin apo pse u ndanë, por nëse bazohemi tek interpretimi i rrjeteve sociale, gjërat dukeshin goxha serioze. Por, krejt ndryshe është historia e tij me Xhej.

Ndonëse kishin shumë pak kohë që njiheshin, dyshja jo vetëm që dolën hapur në këtë histori dashurie, por edhe nisën bashkëjetesën në Angli, ku Broja është i angazhuar. Por përralla e bukur e dashurisë ka mbaruar shpejt për dy të rinjtë. Teksa Broja po kalon në disa momente të vështira, Xhej duket se po e shijon jetën si beqare./Gazeta Panorama

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts