Bota Sport

Ditët vendimtare për të ardhmen, talenti shqiptar në stërvitje me Tiago Motën te Juventusi

ditet vendimtare per te ardhmen talenti shqiptar ne stervitje me tiago moten te juventusi



































Tiago Mota ka nisur punën te Juventusi për të përgatitur skuadrën për edicionin e ardhshëm në Serinë A dhe kompeticionet e tjera ku bardhezinjtë marrin pjesë. Gjatë këtyre ditëve, tekniku po mundohet që të njohë lojtarët që ka në dispozicion dhe mes tyre është edhe jë talent shqiptar,

tiago mota luis hasa

Luis Hasa, i cili në sezonin e kaluar ishte pjesë e Juventus Next Gen, skuadrës U23 të bardhezinjve, ka kaluar në stërvitje me ekipin e parë. Mesfushori i ofensiv 20-vjeçar shqiptar vlerësohet shumë në Itali dhe nuk është rastësi që ai ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të këtij vendi me rregullsi.

Tani Hasa pritet të bëjë hapin cilësor, duke iu bashkuar ekipit të parë të Juventusit, apo duke u huazuar në ndonjë klub të Serisë B për të treguar se sa vlen. Vendimin për të në këto ditë do ta marrë pikërisht Tiago Mota, i cili dëshiron të shohë nga afër edhe të gjithë të rinjtë e skuadrës dhe të vendosë nëse ndonjë prej tyre mund të ndihmojë menjëherë në rrugëtimin e ekipit që në sezonin e tij të parë në drejtim.

Hasa ka përfaqësuar Italinë në të kaluarën por pak kohë më parë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, bëri të ditur se po planifikohet kalimi i tij te Shqipëria.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts