Ditmar Haman vë bast: Leverkusen fiton titullin, goleador do të jetë…

ditmar haman ve bast leverkusen fiton titullin goleador do te jete





































Ish-mesfushori i përfaqësueses gjermane, tashmë në pozitën e analistit në media prestigjioze, Ditmar Haman, ka marrë profilin e një “Nostradamus” se kush skuadër do ta fitojë Bundesligën dhe cili sulmues do të shpallet golashënues në ligën gjermane pas 34 javësh.

didi-hamann-fc-bayern-muenchen

KAMPIONATI – “Nëse më duhet të marr një vendim, Leverkusen do të jetë sërish kampion. Ata janë skuadra që duhetmposhtur. Por unë nuk mendoj se “Aspirinat” do të kalojnë njësezon tjetër të pamposhtur në ligë. Avantazhi i tyre është imadh, boshti ka mbetur i njëjtë. Bajerni e ka forcuar vetenmirë, por struktura është ende pak e brishtë. Nga ana tjetër,Ksabi Alonso mund të vazhdojë të punojë në paqe”, tha Haman.

Leverkusen u bë kampion i Gjermanisë në sezonin2023/2024 me 90 pikë, i pamposhtur. I pasuar prej Shtutgartit me 73 pikë, bavarezët dolën vetëm të tretët me 72pikë. Bajern Mynih kishte fituar më parë njëmbëdhjetë tituj radhazi. Edicionin 2023-2024ishte i pari pa trofe që ngaviti 2012. Imazhi për veten i gjigantëve nga Mynihu korrespondon me hakmarrjen emenjëhershme, por Leverkusen do të mbrojnë veten kundër kësaj me të gjitha forcat e tyre.

GOLEADORI – Eksperti i futbollit, Didi Haman, tashmë kanjë mendim të qartë se kush do të jetë golashënuesi më i mirë.Ai zbulon të preferuarin e tij për “pykën” më të mirë në sezonine ri të Bundesligës në “SPORT BILD”: “Nëse Girasi nuk do tëmungonte në ndeshjet e para të lënduar, unë do të vë bast përtë. Luis Openda është një tjetër emër shumë i rrezikshëm, i cili evërtetoi edhe vitin e kaluar me Lajpcigun se çfarë është nëgjendje të realizojë. Por Herri Kejn gjithashtu ka shumë për tëprovuar pas vitit pa titull me Bajernin dhe Kampionatit Europiantë vështirë”, shtoi Haman. Sezonin e kaluar, ylli i Bajernit, Kejn,ishte golashënuesi më i mirë i ligës me 36 gola. Ai u pasua ngaSerhu Zhuirasi, me 28 finalizime dhe Luis Openda, me 24 të tilla.

TRANSFERIMI IDEAL – Didi flet edhe për atë që ai ekonsideron si transferimin më të mirë në ligë deri më tani:”Maksimilian Baier në Dortmund. Unë jam një fans i tij i madh,ai është i gjithanshëm dhe ka teknikë shumë të mirë. Maksipatjetër do të ndihmojë atje”, e mbylli Ditmar Haman. Baieru transferua nga Hofenhaim te Borusia për rreth 29.5 milionëeuro. Sulmuesi i ri shënoi 16 gola në 33 ndeshje të Bundesligës sezonin e kaluar. Dhjetë nga këta gola erdhën në gjysmëne dytë të sezonit, duke përfshirë dy në fitoren 3-2 të Hofenhaim kundër Dortmundit. Falë paraqitjeve të tij tëmbresëlënëse, ai madje shkoi në Kampionatin Europian 2024në shtëpi dhe luajti në barazimin 1-1 kundër Zvicrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →