Jo vetëm trajneri i ri, në shtëpinë e Bayern Munich, drejtuesit e klubit duhet të kujdesen edhe për shumë çështje të tjera, duhet të kujdesen për disa titullarë që janë në dyshim të fortë në lidhje me të ardhmen. Në mënyrë surprizë, në këtë vorbull është përfshirë edhe Harry Kane. Sipas mediave angleze, nëse Kane nuk arrin të fitojë trofe në Mynih, në fund të këtij sezoni mund të rikthehet edhe një herë në Premier League.
Man.United me sa duket nuk është dorëzuar, nuk mundi të sigurojë shërbimet e kapitenit anglez këtë verë, por mund të tentojnë sërish në fund të këtij sezoni të joshin sulmuesin e Bayern. Fakt është që Kane ka justifikuar çdo qindarkë që Bayern ka shpenzuar për të, deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar 36 gola, shifra më të vërtetë fantastike. Në dyshim të fortë është edhe Kimmich, por e ardhmja e tij me sa duket është e lidhur ngushtë me trajnerin e ri që do të marrë drejtimin e ekipit pas Tuchel:
“Kimmich është një lojtar shumë i rëndësishëm për Bayern Munich. E ardhmja e tij do të varet edhe nga trajneri i ri. Për momentin ai po luan në mbrojtje, në krah, por ai është një mesfushor i shkëlqyer, varet se çfarë plani do të ketë trajneri i ri për të, kjo është thelbësore”, u shpreh Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern në një intervistë për Sky Sport.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co