Djali 6 vjeçar, i zhdukur prej pesë ditësh, gjendet i gjallë në një pyll në një rajon malor të Vietnamit verior

djali 6 vjecar i zhdukur prej pese ditesh gjendet i gjalle ne nje pyll ne nje rajon malor te vietnamit verior
djali 6 vjecar i zhdukur prej pese ditesh gjendet i gjalle ne nje pyll ne nje rajon malor te vietnamit verior

Dang Tien Lam, një djalë gjashtë vjeçar që u zhduk në një pyll vietnamez më 17 gusht, është gjetur i sigurt dhe i gjallë. Lam, një banor i distriktit Van Yen në provincën Yen Bai, u gjet thellë në pyll të mërkurën nga një fermer lokal, i cili tha se djali ishte shumë i dobët dhe nuk ishte në gjendje të qëndronte në këmbë.

Autoritetet lokale kishin mobilizuar rreth 200 persona, duke përfshirë policë, ushtarë dhe vullnetarë për të kërkuar djalin, i cili humbi rrugën pasi u nis për në shtëpi nga një përrua ku po luante me nëntë vëllezërit e motrat e tij. Lam kishte shkuar për të vizituar shtëpinë e të afërmit të tij për një vakt kur ndodhi incidenti, raportojnë mediat lokale.

Gjatë operacionit intensiv të kërkimit, ekipet e shpëtimit skanuan fillimisht pamjet e CCTV për të kuptuar nëse fëmija ishte rrëmbyer. Pasi kjo u përjashtua, shpëtuesit kërkuan nëpër përrenj dhe madje boshatisën pellgjet e peshkut për të kontrolluar nëse djali ishte mbytur, raportoi VnExpress në faqen e saj të internetit.

Pak para mesditës të së mërkurës, fermeri Ly Van Nang sapo ishte kthyer në çadrën e tij në pyll për drekë kur dëgjoi të qarat e fëmijës. Ai arriti ta gjente djalin të ulur në një shkurre. Lam ishte shumë i dobët dhe nuk mund të qëndronte në këmbë, tha më vonë Nang.

Djali i tha Nang-ut se ishte shumë i lodhur dhe i uritur dhe e pyeti nëse kishte diçka që mund të hante. Disa raporte thanë se djali nuk kishte ushqim apo ujë për ditë të tëra, ndërsa të tjerë thanë se ai mbijetoi me gjethe dhe fruta të egra dhe pinte ujë nga përrenjtë.

“Kur humbi, ai nuk mund ta gjente rrugën për në shtëpi. Dhe sa më shumë ecte, aq më shumë nuk mund të gjente një rrugëdalje,” i tha djali Nang, sipas faqes lokale të lajmeve Dan Tri .

Nang e çoi shpejt djalin poshtë kodrës ku u ribashkua me prindërit e tij përpara se të dërgohej në një institucion mjekësor për kontroll shëndetësor.

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →