Bota

“Djegësi i Tiranës kushtoi sa 812 mijë pensione, por nuk u vendos asnjë tullë”- Berisha: Balluku e kishte në mbikëqyrje, nuk raportoi asgjë! Ajo e dinte se…













































Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në takimin e tij me pensionistët se inceneratori i Tiranës i kushtoi qytetarëve 130 mln euro, që përkthehet në 812 mijë pensione.

[embedded content]

Berisha u shpreh se pavarësisht kostos që djegësi pati, ai nuk u ndërtua kurrë dhe se në Sharrë nuk u vendos asnjë tullë për ndërtimin e tij.

Për këtë aferë kryedemokrati akuzoi qeverinë Rama dhe ministren Belinda Balluku.

Berisha tha se Balluku kishte për detyrë mbikëqyrjen e djegësit. Por ajo nuk raportoi se djegësi nuk po ndërtohej.

“Nuk raportuan se ajo e dinte se paratë shkonin në kontot e Edi Ramës, se përndryshe nuk e merrte kurrë përgjegjësinë ligjore dhe të mos raportonte”, tha Berisha.

Berisha: Djegësi i Tiranës që kushtoi 130 milionë euro, sa 812 mijë pensione, nuk ka as nam dhe as nishan. E dyta, nuk ka dyshim që e mira do ishte që pensionet të rriten duke përdorur fondin e pensioneve.

Por kur nuk ka mundësi, pensionet nuk mund t’i lësh kurrë ashtu siç janë, sepse çmimet rriten, ky është ligj në ekonominë e lirë.
Çfarë bëjnë këta? Këta grabisin jashtë çdo imagjinate.

Unë ftoj sot çdo pensionist të hedhë sytë në Sharrë, ku është djegësi. Djegësi i Tiranës, që kushtoi 130 milionë euro, që kushtoi 812 mijë pensione, nuk ka as nam, as nishan.
Imagjinojeni pra. Se thotë nuk kemi pare, por vidhen paret, se pare ka.

Djegësi, u dhanë paratë çdo muaj dhe çdo vit dhe nuk shtoi as një tullë. Dhe për ta mbikëqyrur djegësin, ndërtimin e tij se çdo punim ka një supervizor, paguhet një njësi prej tre vetësh në ministrinë e Ballukut dhe Balluku dhe ata kurrë nuk raportuan se djegësi nuk po ndërtohej.

Nuk raportuan se ajo e dinte se paratë shkonin në kontot e Edi Ramës, se përndryshe nuk e merrte kurrë përgjegjësinë ligjore dhe të mos raportonte. Natyrisht në qoftë se i zhdukim me një dorë 130 milionë euro,për pensionistët nuk ngelet.

Por ama ato bëjnë 812 mijë pensione. Se thonë ku janë paratë.
Si nuk kemi? Po marr rastin Beketi. E mori dhe e përzuri investitorin italian si armik sepse televizioni i tij nuk i nënshtrohej.

Dhe për t’i treguar se unë vendos këtu, e përzuri.
Çfarë ndodhi? 110 milionë euro gjoba dhe ua them unë, gjoba e tëra sepse mbajtën qëndrim politik ndaj investitorit. E përzunë për motive politike.

Por këto janë mbi 500 mijë pensione. Avion, se thotë ku t’i gjejmë paratë, jo, paratë i ka shteti, por këta i vjedhin paratë, i bëjnë luks. 21 milionë euro në dy vite, 140 rrugë. Presidenti amerikan kishte 74 rrugë në dy vite. ky 140 rrugë me avion në dispozicion. Kancelari i Austrisë udhëton pa avion në dispozicion, udhëton me avionin tregtar si të gjithë qytetarët.

Luksi i shfrenuar, blen Kopshtin i Edenit se është qejfli i madh ky, 5 milionë euro. Urdhëroni sa pensione janë.
Nuk ka pasur kurrë një instalacion druri aty. Po nuk mund ta blesh ti atë, nuk janë paratë e tua ato. Nuk futet në asnjë protokoll qeveritar blerja e tij. Nuk është vetura që do udhëtojë kryeministri, por është një instalacion për të kënaqur sytë Edi Rama. Nuk e blen askush, asnjë kryeministër.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts