Djegia e karrigeve në parlament/ Lubonja: Akt simbolik! Të gjitha pushtetet janë në duart e një partie, po instalohet një regjim

djegia e karrigeve ne parlament lubonja akt simbolik te gjitha pushtetet jane ne duart e nje partie po instalohet nje regjim
djegia e karrigeve ne parlament lubonja akt simbolik te gjitha pushtetet jane ne duart e nje partie po instalohet nje regjim

Analisti Fatos Lubonja, në një intervistë me Skype në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar situatën e djeshme të dhunës në parlament.

Lubonja tha se djegien e karrigeve në parlament e sheh si një akt simbolik. Sipas Lubonjës, të gjitha pushtetet janë në duart e një partie politike, duke shtuar se në Shqipëri po instalohet një regjim.

[embedded content]

Fatos Lubonja: Djegia e karrigeve është akt simbolik, duke thënë se roli ynë si deputet është zero, sepse jetojmë në një vend, ku nuk përfillet opozita. Duhet të nisemi nga çfarë ka ndodhur, që shkaktoi zjarrin. Ajo që ka ndodhur është problematike. Nuk është problemi se është dënuar Salianji, por si funksionon sistemi. Të gjitha pushtetet janë në duart e një partie. Këtu dominon një parti, që merr të mirat e pushtetit dhe pjesa tjetër ka mbetur jashtë loje. Për fat të keq, shqiptarët më së tepërmi ngrihen për interesa sesa për demokracinë. Prsh më 1997 shqiptarët u çuan në protesta, pasi iu prek interesi, sepse humbën shtëpitë.

Për mendimin tim, vendimi për Salianjin është i diktuar. Ambasadorët reagojnë për dhunën në parlament, por nuk reagojnë për korrupsionin dhe kriminalitetin në vend. Në Shqipëri po instalohet një regjim. Një pjesë e ndërkombëtarëve janë bërë palë me qeverinë. Për mua opozita duhet t’i thotë këto gjëra, jo të kritikojë SHBA-të, por gjuhën e disa ambasadorëve, që reagojnë për protestat e opozitës, por jo gjëra të tjera problematike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co