“Do dynden në Europë”, analiza: 10 milionë emigrantë do të braktisin vendin nëse shpërbëhet Ukraina

do dynden ne europe analiza 10 milione emigrante do te braktisin vendin nese shperbehet ukraina
do dynden ne europe analiza 10 milione emigrante do te braktisin vendin nese shperbehet ukraina

Në një skenar potencial në rast të shpërbërjes të Ukrainës, 10 milionë vetë do ta braktisnin vendin, sipas disa qarqeve të sigurisë në Gjermani. Shumica e refugjatëve do të vinin në Europë.

Rreth 10 milionë ukrainas do ta braktisnin vendin në rast të shpërbërjes potenciale të Ukrainës, shumica e refugjatëve do të vinin në Europë. Gjermania do të ishte një destinacion kryesor. Kjo është një prognozë e qeverisë gjermane, sipas gazetës “Welt am Sonntag”, e cila i referohet si qarqeve gjermane të sigurisë, ashtu edhe disa parlamentarëve. Por Ministria e Punëve të Brendshme në Berlin dhe Policia Federale të pyetur për këtë janë përgjigjur, se nuk duan të japin prognoza për zhvillimet e migracionit, shkruan agjencia e lajmeve AFP.

Politikani i CDU, Roderich Kiesewetter e shikon sot Europën më shumë se kurrë më parë para përgjegjësisë që duhet të marrë për Ukrainën. Vendet mbështetëse të Ukrainës duhet të rrisin ndjeshëm ndihmën ushtarake për Ukrainën sidomos para hezitimit amerikan. “Nëse ne nuk e ndryshojmë strategjinë tonë të mbështetjes për Ukrainën, skenari “worst case i një eksodi masiv nga Ukraina dhe një zgjerim i luftës drejt vendeve të tjera të NATO-s bëhet më realist. Atëherë 10 milionë refugjatë janë supozimi më i vogël”, ka thënë Kieseweter për “Welt am Sonntag.

Edhe studiuesi i migracionit, Gerald Knaus e ndan këtë qëndrim. “Nëse Ukraina e humbet luftën, mundet që të vijnë në BE më shumë se 10 milionë refugjatë. Që tani kjo është lëvizja më e madhe e refugjatëve në Europë që nga vitet 1940-të.”

Borxhe të reja në BE për Ukrainën?

Kurse Michael Roth (SPD), kryetar i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut paralajmëron, në rast se mbështetja e deritanishme nuk do të mund të mjaftonte. Nëse SHBA edhe më tej nuk do të jenë përkrahëse të Ukrainës, duhet që Europa të rrisë mbështetjen.

“BE duhet në këtë rast të mendojë për marrjen e borxheve të reja, e para për të financuar në plan afatgjatë buxhetin ukrainas dhe rindërtimin, e dyta të rrisë sa më shpejt prodhimin europian të armatimit dhe e treta të blejë prodhime luftarake, sidomos municion jo vetëm në Europë, por edhe në tregjet botërore.”

Ndërkohë Bundeswehri do t’ia ofrojë disa kompetenca ushtarake NATO-s, sipas inspektorit të përgjithshëm të ushtrisë, Carsten Breuer, më vonë se ishte planifikuar. “Duhet të jemi të sinqertë në të gjitha nivelet”, tha Breuer për “Welt am Sonntag”. Disa gjëra ushtria gjermane mund t’i ofrojë tani, të tjera “vetëm pas tre ose katër vjetësh”, citon agjencia AFP funksionarin e Bundeswehrit.

Megjithë problemet aktuale, qeveria gjermane është e mendimit, se Ukraina i ka mjetet ushtarake dhe financiare për të ruajtur mbrojtjen dhe stabilitetin deri në fund të vitit 2024. Por si shërbimet e inteligjencës në Gjermani edhe analistët perëndimore nuk presin më këtë vit suksese të mëdha në front./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →