“Do heqim vizat me SHBA”- Basha premton: Luftë korrupsionit! KLSH nuk do nxjerrë me rekomandime, por vendime! Do shndërrohet në “gjykatën e auditit”

do heqim vizat me shba basha premton lufte korrupsionit klsh nuk do nxjerre me rekomandime por vendime do shnderrohet ne gjykaten e auditit

































Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij teksa shpalosi programin e tij politik premtoi se brenda 4 viteve të para të qeverisjes së tij do të heqë vizat me SHBA.

basha shpalos programin

Ai tha se “PD do të mundësojë që Shqipëria të ecë përpara në luftën kundër korrupsion, në reformat e vërteta që do sjellin mirëqenie”.

“Unë shpreh sot dhe bindjen time personale se një Shqipëri e drejtuar nga PD, e reformuar në cdo sektor do të mundësojë heqjen e vizave me SHBA brenda 4 vjeçarit tonë të parë”, tha Basha.

Sa i takon luftës kundër korrupsionit, Basha theksoi se KLSH nuk do nxjerrë me rekomandime, por vendime kundër korrupsionit.

“KLSH nxjerr sot rekomandime dhe qeveria i hedh ato poshtë. Në reformat tonë në luftën kundër korrupsionit do jetë shndërrimi i KLSh në gjykatën e auditit që nuk do nxjerrë rekomandime, por vendime kundër korrupsionit dhe do bëjë në këtë mënyrë një luftë të vërtetë kundër korrupsionit”, tha Basha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →