“Do ia lë të shkuarës…”-Vangjel Tavo flet pas betimit si kryebashkiak i Himarës: Brenda pak muajsh synojmë të mbyllim problemin e certifikimit të pronave

do ia le te shkuares vangjel tavo flet pas betimit si kryebashkiak i himares brenda pak muajsh synojme te mbyllim problemin e certifikimit te pronave





































Vangjel Tavo, pas betimit si kryetar i bashkisë së Himarës, ka dhënë intervistën e parë për media, duke thënë se bashkia që do të drejtojë nuk do të ketë ndasi politike dhe se qëllimi është synimi është zgjidhja e problemeve të qytetarëve.

tavo

Tavo, duke folur për News24, u shpreh se Bashkia Himarë nuk do të ketë përkatësi politike, sepse sipas tij kjo bashki është një dhe e pandarë.

“E kam përmendur dhe në fushatë, se kryetari i çdo bashkie njihet ndryshe dhe si qytetar të parë, unë s’do ta quaj asnjëherë qytetar të parë, por shërbëtor të parë pasi do drejtoj duke shërbyer.

Mesazhi është që kjo bashki nuk do të ketë përkatësi politike, sepse Himara është një dhe e pandarë. Bashkia nuk meriton të ketë vetëm një kryetar, por një administratë të tërë që do të jetë në shërbim të qytetarëve. Janë të mirëpritur të gjithë t’u shërbejnë qytetarëve”, tha ai.

I pyetur në lidhje me problematikat që në të kaluarën ka patur kjo bashki me drejtuesit e saj, Tavo tha: “Çështjet që kanë qenë të kaluara, po ia lë të shkuarës. Sot është ditë e hënë dhe po e nisim si ditë punë për të trajtuar problematikat dhe shqetësimit e qytetarëve. Kur ekziston dëshira dhe vullneti dhe dëshira, çdo gjë ka zgjidhje. Një gjë do të jetë e sigurt, transparenca dhe përgjegjësia në menaxhimin e fondeve do të jetë çështja e parë dhe kryesore dhe e dyta ligjshmëria. Këto do jenë udhërrëfyes i Bashkisë”.

Një nga shqetësimet më të mëdha të banorëve në këtë bashki janë pronat dhe për zgjidhjen e këtoj problemi, Tavo tha se do të duhen disa muaj.

“Çdo problematike, të çdo problemi, sado i vështirë të jetë. Pronat kanë qenë një problem i vështirë, sot jemi në një pozicion jo plotësisht të kënaqshëm, por të kënaqshëm deri diku sepse kemi dhënë mijëra certifikata pronësie. Qëllimi është që brenda pak muajsh problemi i certifikimit të pronave të mbyllet brenda pak muajsh”, u shpreh kryebashkiaku i sapobetuar i Bashkisë së Himarës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →