“Do jetë gati për 20 muaj!”- Rama: Do ngremë kontrolle në shkolla dhe klasa me kamera inteligjente

do jete gati per 20 muaj rama do ngreme kontrolle ne shkolla dhe klasa me kamera inteligjente scaled
do jete gati per 20 muaj rama do ngreme kontrolle ne shkolla dhe klasa me kamera inteligjente








































Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat është shprehur se qeveria shqiptare është duke punuar për ngritjen e një sistemi të ri dixhital për kontrollin e shkollave dhe klasave në vend me kamera inteligjente.

Rama u shpreh se qeveria po bashkëpunon me qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe se synohet që plani të jetë gati brenda 20 mujash.

“Prej disa vitesh kemi ndaluar futjen e celularëve në shkolla, por është koha për të shikuar seksionet për shkelet e këtij rregulli”, tha ai.

Rama: Siç e kam lajmëruar që në fillimet viti shkollor, jemi duke punuar për ngritjen e je sistemi të ri dixhital të kontrollit të shkollave dhe të çdo klase ne kuadrin e sistemit të ri kombëtare të monitorimit me kamera inteligjente të rrugëve kombëtare dhe qyteteve.

Po punojmë prej më shumë se një viti për këtë projekt me qeverinë e Emirateve të bashkuara, që kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për rritjen e sigurisë dhe me rezultate mbresëlënës për sigurinë dhe ndalimin e bulëzimit.

Synojmë ta përmbyllim plotësisht për 20 muaj, po ashtu, hap pas hapi shkollat do pajisen me këtë sistemi. Prej disa vitesh kemi ndaluar futjen e celularëve në shkolla, por është koha për të shikuar seksionet për shkelet e këtij rregulli.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →