Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos tha se nuk shikon rrugë tjetër të Shqipërisë përvec integrimit. Në konferencë me Ramën ai tha se do të nisin një fushatë në vendet anetarë të BE për njohjen e Shqipërisë.
Ajo u shpreh se projekti i anetaresimit te Shqiperise ne BE duhet te jete projekt i te gjithe shqiptareve.
“Është e rëndësishme që procesi i anëtarësimit të BE të jetë një projekt i të gjithë shoqërisë, të përfshihet çdo qytet, fshat apo rajon që qytetaret të kuptojnë pse është i rëndësishëm ku projekt.
Kjo është detyrë e juaja, ndërsa detyra ime është që do të duhet të marr masa që të kujdesem që Shqipëria të njihet në shtete anëtarë të BE për këtë do fillojmë një fushatë komunikimi dhe të tregojmë pse Shqipëria do të bëhet pjesë e BE dhe çfarë do ti sillni ju BE
Ne do kemi një sondazh për zgjerimin si po ecën zgjerimi dhe në bazë të gjetjeve do ndërtojmë një fushatë. Na ndihmoni që Shqipëria të njihet dhe të vlerësohet në shtetet anëtare”, tha Marta Kos.
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co