Kosova

“Do okupojmë veriun e Kosovës”/ Hoxha për deklaratën e Vuçiç: Rreziku u nuhat edhe nga shefi i CIA-s. Ndërkombëtarët të marrin vendimet e duhura

do okupojme veriun e kosoves hoxha per deklaraten e vucic rreziku u nuhat edhe nga shefi i cia s nderkombetaret te marrin vendimet e duhura
do okupojme veriun e kosoves hoxha per deklaraten e vucic rreziku u nuhat edhe nga shefi i cia s nderkombetaret te marrin vendimet e duhura

Drejtori i Institutit për Siguri Bedri Hoxha, në një lidhje live me Skype, ka komentuar deklaratat e fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, që sipas medieve serbe, ka thënë se “do ta shpallë nesër okupimin e veriut të Kosovës”.

Hoxha tha se rreziku që Vuçiç po përmend sot u nuhat nga shefi i CIA-s, që takoi zyrtarë të lartë në Beograd dhe në Prishtinë. Më tej, Hoxha u shpreh se ndërkombëtarët duhet që të marrin vendimet e duhura.

Drejtori i Institutit për Siguri, Bedri Hoxha:  Duket se këtë rrezik e ka nuhatur edhe shefi i CIA-s. Ndërkombëtarët të marrin vendimet e duhura. Deklaratat janë kërcënime serioze për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Kemi parë nga KFOR forca të shtuara, në zona ku shihet se mund të ketë rrezik për sigurinë. Në kufi me Kosovën, në Serbi dyshohet se grupe të rriturish po bëjnë stërvitje dhe presin urdhër që të nisen drejt territorit të Kosovës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts