“Do rikthejmë besimin”- Aksidenti ajror me 179 viktima, shefi i kompanisë “Jeju Air”: Marrim përgjegjësinë e plotë! Kur u inspektua avioni para se të fluturonte…

do rikthejme besimin aksidenti ajror me 179 viktima shefi i kompanise jeju air marrim pergjegjesine e plote kur u inspektua avioni para se te fluturonte











































CEO i kompanisë ajrore Jeju Air, Kim Yi-bae, avioni i të cilës u përplas në pistë me një mur duke shkaktuar vdekjen e 179 pasagjerëve tha në një konferencë për shtyp se “po synojnë të rikthejnë besimin e udhëtarëve, duke forcuar masat e sigurisë”.

rrezimi i avioni ceu i jeju

Ai thotë se linja ajrore po monitoronte motin para dhe pas fluturimit, ndërsa shton se do të reduktojë trafikun ajror dimëror me 10-15%.

Ai thotë se prioriteti i Jeju Air është të përqendrohet tek tragjedia dhe të mbështesë familjet, të dashurit e të cilëve u vranë në rrëzimin e avionit në fundjavë.

Ai thotë se linja ajrore tani do të marrë përgjegjësinë e plotë për t’u kujdesur për situatën.

“Asnjë problem nuk u zbulua kur avioni u inspektua në ditën e fluturimit”, thotë CEO i Jeju Air, Kim Yi-bae.

“Pyetja nëse pajisjet e uljes funksiononin siç duhet apo jo, lidhet me hetimin e aksidentit”, thotë ai. “Do ta dëgjoni rezultatin kur të dalë.”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →