Viti 2024 do të jetë viti i Peshëngritjes. I bindur për këtë është Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Gjoza, në një intervistë të dhënë për News 24 u shpreh se ka mjaft besim, ndërsa thekson se fokusi do të jetë tek të rinjtë. Diçka u tha edhe për Kampionatin Europian, ku Shqipëria falë Erkand Qerimaj siguroi medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes, sakaq për t’u përmendur janë edhe dy medalje argjendi të fituara nga Kristi Ramadani.
[embedded content]
Me çfarë note do e vlerësonit këtë Europian?
Unë do e vlerësoja me nota të mira, kishim kohë që përgatiteshim për këtë europian, pasi është kualifikues për Paris 2024. Vëmendja e Federatës ka qenë te sportistat që pretendojnë të kualifikohen në Olimpiadë. Jemi fokusuar te Briken Calja, Erkand Qerimaj dheKristi Ramadani. Për rreth 6 muaj po bëjnë stërvitje të jashtëzakonshme. Mendojmë se do jemi me 2 sportistë të kualifikuar. Jemi seriozë me punën tonë. Sportistat janë në stërvitje, sapo janë kthyer. Tashmë Shqipëria e meriton një medalje olimpike.
A ke ndonjë keqardhje nga ky Europian?
Federata ka objektivat e veta. Kemi brez të ri, premtues. Viti 2024 do jetë viti i të rinjve në peshëngritje. Do kemi 2-3 kampiona bote, 2-3 kampiona europe, e them me bindje. Shumë shtete sot nuk bëjnë dot zëvendësimin e brezave. Kristi Ramadani ka një kohë që stërvitet dhe duke punuar vjen rezultati. Ai ka rrugë përpara. Jam i sigurt se në kampionat europian dhe botëror, Kristi do marrë medalje.
Meqë e përmendet Kristin, a e prisnit që do të shpallej nën-kampion Europe?
Unë e prisja. Kristi me 190 ishte i padiskutueshëm në vend të parë, vend të dytë. Duke ndjekur të gjitha stërvitjet, dihej fundi. Gara ka të papritura, realizoi 5 nga 6 prova të mundshme. Do më tepër mbështetje. Në aktivitetet e ardhshme, ai do marrë medalje.
Një përformancë të mirë do bëjë edhe Erkand Qerimaj.
Pas një brezi fantastik me kampionë si Godelli, Calja dhe Erkand, tani e përmend edhe ju këtë brezin e ri. Çfarë presim ne nga e ardhmja e afërt?
Tashmë kemi trajnerë shumë të apasionuar. Vetëm sportistët e rinj, janë grumbulluar si asnjëherë më parë, plot 6 muaj. Ja ku janë medaljet, ja ku është rezultati, ja ku është peshëngritja si sporti më elitar në Shqipëri.
Cili është mesazhi juaj ose thirrja juaj për të rinjtë që duan të bëhen pjesë e peshëngritjes.
Unë kam një mesazh për të rinjtë. Të largohen nga rrugët e këqija dhe të merren me sport. Ligji është perfekt pasi kanë çfarë të marrin dhe çfarë të gëzojnë.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co