Bota Shqiperia

“Do shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e Edi Ramës”, Berisha në Breshia: Forza Italia na dha zemër, vazhduan traditën e të pavdekshmit Berluconi













































Sali Berisha në fjalë e tij me shqiptarët në Breshia, shprehu mirënjohjen e tij edhe për Forza Italia që, sipas tij mbështeti PD-në gjatë momenteve të vështira këto 3 vite.

berisha sali

Berisha theksoi se ashtu si shqiptarët në diasporë janë shembuj sakrifice, po ashtu dhe PD është shembull sakrifice dhe tejkalimi i çdo pengese.

Për Berishën, PD-ja u ngrit nga hiri për të shpëtuar Shqipërinë nga diktatura e Edi Ramës.

Berisha: Nëse ka një forcë politike në Shqipëri që mishëron këto trajta shqiptare është PD. Kaluam një opozitë të gjatë, proces rithemelimi të vështirë. U luftuam 3 vite me radhë për të zhdukur Shqipërinë me opozitë. Ashtu si ju që fitoni çdo sfidë dhe ne kaluam çdo pengesë. U ringritëm nga hiri për një mision të shenjtë. Mbrojtëm interesin kombëtar. Do shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e Edi Ramës.

Miqtë tanë italian, udhëheqës të Forza Italia qëndruan me PD, na dhanë zemër, na mbështetën. Vazhduan traditën e pavdekshmit italianit Silvio Berlusconi, që ishte miku më i madh i PD dhe jo vetëm, miku më i madh i shqiptarëve dhe Shqipërisë. Miq, sot mbyllim një javë të jashtëzakonshme në historinë e opozitës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts