“Do sjellim paqen përmes forcës”- Trump i besoi postin e rëndësishëm të Sekretarit të Shtetit, Rubio: Do punoj çdo ditë për të realizuar axhendën e politikës së jashtme

do sjellim paqen permes forces trump i besoi postin e rendesishem te sekretarit te shtetit rubio do punoj cdo dite per te realizuar axhenden e politikes se jashtme








































Senatori nga Florida, Marco Rubio ka reaguar pasi Donald Trump e zyrtarizoi si Sekretar të Shtetit.

rubio

Me anë të një deklarate në platformën X ai ka shkruar se do të punojë çdo ditë për të realizuar axhenden e politikës së jashtme.

“Udhëheqja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së është një përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe unë jam i nderuar nga besimi që më dha Presidenti Trump.

Si Sekretar i Shtetit, do të punoj çdo ditë për të realizuar axhendën e tij të politikës së jashtme. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, ne do të sjellim paqen përmes forcës dhe do të vendosim gjithmonë interesat e amerikanëve dhe Amerikës mbi gjithçka tjetër”, tha Rubio.

“Mezi pres të fitoj mbështetjen e kolegëve të mi në Senatin amerikan, në mënyrë që Presidenti të ketë ekipin e tij të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në vend kur të marrë detyrën më 20 janar”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →