Shqiptari, i cili mbrëmjen e së dielës përplasi motorin ku udhëtonte ish-bashkortja e tij 35-vjeçare në zonën e Nea Malgarit të Selanikut dhe më pas e kapi nga qafa dhe e kërcënoi se do ta vriste, akuzohet për tentativë vrasje.
41-vjeçari mëngjesin e sotëm është dërguar në Prokurorinë Publike dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal për kanosje në familje, ndërsa është dërguar për gjykim në Gjykatën e Selanikut.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës ndërsa shqiptari u vetëdorëzua dy ditë pas ngjarjes.
Ndërkohë, 35-vjeçarja ka ngritur padi të re ndaj tij për kërcënim. Ndërkohë, 41-vjeçari është akuzuar edhe në të shkuarën për tentativë vrasjeje ndaj gruas së tij dhe pasi ka rrëfyer para hetuesisë është lënë i lirë.
Sipas informacioneve të protothema.gr, një tjetër element i rastit tronditës është se një ditë para sulmit, 41-vjeçari kishte dalë në bregdet me katër fëmijët e tyre të mitur dhe u tha se do ta vriste nënën e tyre.
“Unë do ta vras nënën tuaj, por ju nuk do t’ju mungojë asgjë”, iu drejtua ai fëmijëve.
Sipas 35-vjeçares, ish-bashkëshorti nuk e kapërceu dot faktin që u ndanë dhe se ajo donte të vazhdonte jetën e saj.
“Ai më hodhi nga biçikleta dhe u përpoq të më mbyste”
Ndërkohë, siç tha gruaja për protothema.gr, pak orë pas sulmit nga ish-bashkëshorti i saj i larguar, kjo nuk ishte hera e parë që 41-vjeçari tentoi ta vriste dhe shfaqte sjellje të dhunshme ndaj saj.
Sipas saj, kur u ndanë rreth 1 vit e gjysmë më parë, 41-vjeçari kishte ikur shtëpia dhe pak kohë më vonë e kërcënoi me armë, ndërsa nuk hezitoi të qëllonte në sy të katër fëmijëve të tyre të mitur, por fatmirësisht nuk u lëndua. Për këtë ngjarje nisën hetimet për vrasje të mbetur në tentativë, por ai është liruar me kushte të cilat i ka shkelur.
Pas ngjarjes së parë të dhunës në familje, 41-vjeçari është zhdukur për disa muajsh, por së fundmi ka filluar sërish të kërcënojë ish-gruan e tij dhe t’i thotë, edhe para fëmijëve të tyre, se do ta vrasë.
Shqiptarja tregoi se mbrëmjen e ngjarjes, ajo po kthehej nga puna dhe po shkonte me motoçikletë në shtëpi, kur papritmas pa një makinë që po vinte drejt saj.
Më pas ish-bashkërshorti e ka përplasur me makinë dhe e ka goditur me grusht duke e hedhur në asfalt. 41-vjeçari ka nisur ta shajë, ndërsa ajo ka bërë sikur kishte rënë të fikët.
Më pas e goditi në shpinë, e tërhoqi për flokë dhe menjëherë pas kësaj e kapi fort për qafe. Në gjendje shoku, gruaja tentoi ta largonte dhe t’i hiqte duart e tij nga qafa, ndërsa për fat të 35-vjeçares në vendngjarje ndodhej një shoqe e saj që e ndihmoi të shpëtonte nga duart e 41-vjeçarit. .
Ajo u kthye në shtëpi në këmbë, duke braktisur motorin e saj në vendngjarje. Sipas avokates së viktimës, Anastasia Vafeidou, frika e viktimës për jetën e saj dhe të katër fëmijëve të tyre të mitur është konstante.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co