“Do të dërgojmë ndihmë ushtarake në Ukrainë”, Kosova: Të gatshëm të mbështesin luftën e Kievit për liri

do te dergojme ndihme ushtarake ne ukraine kosova te gatshem te mbeshtesin luften e kievit per liri
do te dergojme ndihme ushtarake ne ukraine kosova te gatshem te mbeshtesin luften e kievit per liri

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka thënë se vendi i tij do t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës.

Në një intervistë për agjencinë shtetërore turke të lajmeve AA, Maqedonci deklaroi se janë gjithmonë të gatshëm të mbështesin “luftën e drejtë për liri” të Ukrainës.

Ai tha se ndihma, të cilën ai e quan modeste, është shumë e rëndësishme për Ukrainën në këtë fazë të vështirë të luftës së tyre për liri.

“Qeveria e Kosovës ka vendosur të ofrojë dy pako mbështetëse për Ukrainën.

Pakoja e parë do të dërgohet këtë javë për në Ukrainë dhe përbëhet nga kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake. Kurse pakoja e dytë që përbëhet nga predha mortajash 120, 81 dhe 60-milimetërshe, do të dërgohet gjithashtu së shpejti në Ukrainë”, theksoi Maqedonci.

Kujtojmë se që nga fillimi i agresionit rus, Kosova ka qenë në krah të Ukrainës, duke strehuar disa gazetarë ukrainas e duke iu bashkangjitur sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →