Do të diskutohet mbi Kosovën dhe nxjerrjen nga qarkullimi të dinarit serb, sonte pritet përballja e parë Kurti-Vuçiç në Këshill të Sigurimit

do te diskutohet mbi kosoven dhe nxjerrjen nga qarkullimi te dinarit serb sonte pritet perballja e pare kurti vucic ne keshill te sigurimit
do te diskutohet mbi kosoven dhe nxjerrjen nga qarkullimi te dinarit serb sonte pritet perballja e pare kurti vucic ne keshill te sigurimit

KOSOVE

Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit për të diskutuar për Kosovën. Kjo ka ardhur pas kërkesës që ka bërë Serbia dhe që është përkrahur edhe nga Rusia, e ku do të diskutohet për ngjarjet e fundit në Kosovë që lidhen edhe me vendimin për ndalimin e dinarit.

Serbia në një letër të 5 shkurtit drejtuar presidentit të Këshillit të Sigurimit kërkoi një takim urgjent për të diskutuar situatën në Kosovë, duke thënë se aktet e njëanshme të Kosovës përfaqësojnë një shkelje të hapur të rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1244 të vitit 1999.

Në takimin e sotëm shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh pritet të japë një përmbledhje mbi zhvillimet e fundit në Kosovë. Në një deklaratë për shtyp të 6 shkurtit, Ziadeh bëri thirrje që çështjet e pazgjidhura, duke përfshirë kohën e përshtatshme për të lejuar komunikim efektiv dhe komunikim adekuat të komuniteteve, të diskutohen brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →