Sulmet izraelite në Liban kanë pasur për qëllim përgatitjen e terrenit për “hyrjen e mundshme” të trupave, u tha një shef i ushtrisë trupave izraelite, duke iu drejtuar atyre: “çizmet tuaja… do të hyjnë në territorin e armikut”.
“Ju dëgjoni avionët lart; ne kemi goditur gjatë gjithë ditës,” u tha gjenerali Herzi Halevi trupave në kufirin me Libanin, sipas një deklarate nga ushtria.
“Kjo është edhe për të përgatitur terrenin për hyrjen tuaj të mundshme dhe për të vazhduar shkatërrimin e Hezbollahut.”
“Qëllimi është shumë i qartë – të kthehen të sigurtë banorët e veriut,” shtoi ai, duke iu referuar dhjetëra mijëra izraelitëve që janë evakuuar nga zonat afër kufirit.
“Për ta arritur këtë, ne po përgatisim procesin e një manovre, që do të thotë se çizmet tuaja ushtarake, çizmet tuaja të manovrimit, do të hyjnë në territorin e armikut, do të hyjnë në fshatrat që Hezbollahu ka përgatitur si poste të mëdha ushtarake, me infrastrukturë nëntokësore, pika stacioni dhe pika lëshimi në territorin tonë dhe të kryejmë sulme ndaj civilëve izraelitë”.
“Ju do të hyni, do të shkatërroni armikun atje dhe do të shkatërroni me vendosmëri infrastrukturën e tyre”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co