Kryeministri sllovak Robert Fico ka thënë se vendi i tij nuk do të lejojë që Ukraina të anëtarësohet në NATO për sa kohë që ai është në pushtet. Pranimi i Kievit në aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA do të shkaktonte një luftë të re botërore, paralajmëroi ai në një intervistë me STVR të dielën.
“Për sa kohë të jem kryeministër i Republikës Sllovake, unë do t’i udhëheq ligjvënësit, të cilët i kam kontrollin si kryetar partie, që të mos bien dakord kurrë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO,” tha Fico. Hyrja e Ukrainës në NATO do të shërbente si një bazë e mirë për një luftë të tretë botërore.
Fico, një kritik i hershëm i ndihmës ushtarake dhe financiare perëndimore për Ukrainën, ka këmbëngulur se konflikti duhet të zgjidhet me mjete diplomatike. Ai ka paralajmëruar vazhdimisht kundër përshkallëzimit të mëtejshëm me Moskën.
Pranimi i vendeve të reja duhet të miratohet nga të 32 anëtarët e NATO-s, me parlamentet kombëtare që votojnë pro ose kundër kandidatëve të rinj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co