Shqiperia Sport

“Do të jap maksimumin”, Manaj: E prisja ftesën e Sylvinhos, në Europian për të lënë gjurmë

do te jap maksimumin manaj e prisja ftesen e sylvinhos ne europian per te lene gjurme
do te jap maksimumin manaj e prisja ftesen e sylvinhos ne europian per te lene gjurme

Shqipëria do të përballet me Kilin me 22 mars në miqësore, ndërsa 3 ditë më pas do të përballet me Suedinë. Në konferencën për shtyp sot u shfaq sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, i cili u shpreh optimist në prag të këtyre dy takimeve.

“A jeni më i motivuar me rikthimin pasi jeni në Euro 2024? Ekipin e gjej shumë mirë dhe është emocion të rikthehesh pas 1 viti e gjysmë. Besoj se të gjithë lojtarët janë të motivuar, pasi Europiani është diçka e madhe. Tifozët dhe familja, të gjithë e presin  këtë kompeticion.

Pjesë e listës së 23 futbollistë për Euro 2024? Të gjithë lojtarët duhet të tregojnë vetën në miqësore dhe në stërvitje dhe zgjedhjet i bën vetë trajneri.

Sa shance ke për t’u grumbuluar në 23-shen e europianit? Ishte një vit i vështirë dhe isha i dëmtuar. Hyra para në fushë edhe pse mjekët ma ndaluan. Tani jam shumë mirë dhe po bëj maksimumin tim. Është trajner ai që vendos. Me mendjen time jam gati për Euro, por do të jetë trajneri që do të vendosë.

Çfarë ke biseduar me Sylvinhon? Kam pasur gjithmonë komunikim dhe trajneri ka ardhur edhe në Londër për të më takuar. Po bëj shumë mirë te Sivasspor dhe tani kemi mundësi të tregojmë vetën në këto dy miqësore dhe jemi shumë të kënaqur.

Si erdhi ndryshimi? Çelësin se di, por kur një lojtar ka një dëmtim të rëndë, duhet të stërvitesh shumë dhe të punosh, të marrësh formën ishte kryesorë dhe faza përgatitore në Turqi më bëri shumë mirë. Varet edhe situatat ku ndodhesh, duhet të jesh i fortë për të kaluar këto momente.

Kur e kuptove se do jesh në kombëtare? Ftesa do të vinte po të bëjë mirë. Tani që kemi Europianin e dytë për vendin tonë, kemi mundësintë të tregojmë çfarë jemi në gjendje të bëjmë.

Rikthimi në Itali? E pres mirë, besoj se stadiumi do të mbushet dhe kam parë që ka shumë kërkesa për të parë ekpin. Skuadra pa tifozët është asgjë. Kryesojmë është të jetë ‘full’ stadiumi” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts