Rafael Benitez, tekniku i famshëm spanjoll, i cili një pjesë të karrierës së tij e ka kaluar në Angli, analizoi për AS finalen e kësaj të diele, Spanjë-Angli: “Do të jetë një ndeshje e madhe. Spanja ka qenë përfaqësuesja që ka shfaqur një nivel të lartë që në fillim të këtij turneu. Edhe Gjermania luajti mirë, ashtu si Austria dhe Zvicra, por Spanja ka pasur përballë rivalët më të fortë. Spanja diti të marrë maksimumin e lojtarëve.
Ka pasur një ndryshim në filozofi? Mbajtja e topit pa progres është një gënjeshtër. Në 2008, Spanja e kishte kontrollin e topit 57%, në 2012 65% në 2022 77 %, ndërsa tani është rikthyer sërish në 57%. Nuk është e nevojshme të kesh kaq shumë kontrollin e topit, duhet të jesh më shumë praktikisht”, u shpreh ndër të tjera Benitez.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co