Bota

“Do të kemi Ministrinë e Familjes”- Berisha shpalos programin: Fëmijës së tretë do t’i garantohet çdo gjë deri në 23 vjeç! Gratë shtëpiake do të shpërblehen për punën e tyre













































Sali Berisha është shprehur se me ardhjen në pushtet do të krijojnë Ministrinë e Familjes, teksa shtoi se ky dikaster do të do të zbatojë politikat më të avancuara për familjet shqiptare.

sali berisha

Do mbështetet me bonuse për fëmijën e parë dhe të dytë, nga linda deri në 23 vjeç për çdo gjë për fëmijën e tretë”, tha Berisha.

Ai foli edhe për gratë shtëpiake, për të cilat tha se do të shpërbehen për punën e tyre.

Berisha: Qeveria e ardhshme do të ketë ministrinë e Familjes që do të zbatojë politikat më të avancuara për familjet shqiptare. Do mbështetet me bonuese për fëmijën e parë dhe të dytë, nga linda deri në 23 vjeç për çdo gjë për fëmijën e tretë.

Me qindra dhe mijëra familje janë me nëna kryefamiljare. Qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka për të lehtësua dhe zgjidhur çdo mungesë dhe problem që ata kanë. Fëmijët e tyre do të kenë 200 euro minimumin jetik. Qeveria do të bëjë gjithçka për suksesin e bizneseve të tyre.

Zotohemi këtu para jush se me vendosmërinë më të madhe do të rrëzojmë murin e patriarkisë. Këtë mur që mban gjallë diferencat mes nënës dhe babait, vëllait dhe motrës, burrit dhe gruas. Garantoj gratë he vajzat se do të bëhet gjithcka për suksesin e tyre.

Ato që quhen shtëpiake do të shpërbehen për punën e tyre.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts