Bota

“Do të ketë beteja ditë e natë”, Hezbollahu paralajmëron: Izraeli do të sulmohet nga Irani, Jemeni dhe Libani

do te kete beteja dite e nate hezbollahu paralajmeron izraeli do te sulmohet nga irani jemeni dhe libani
do te kete beteja dite e nate hezbollahu paralajmeron izraeli do te sulmohet nga irani jemeni dhe libani

Hassan Nasrallah, sekretari i përgjithshëm i Hezbollah, ka thënë se sulmet e fundit nga grupet e saj të armatosura ndaj vendbanimeve në veri të Izraelit nuk janë ende një përgjigje ndaj vrasjes së komandantit ushtarak Fouad Shokr dhe liderit palestinez të Hamasit Ismail Haniyeh.

“Sulmet ndaj Izraelit po përgatiten nga Irani, Jemeni dhe Libani. Ato sigurisht që do të kryhen,” tha Nasrallah. “Përgjigja jonë e përbashkët do të jetë e fortë, e ndjeshme dhe efektive”.

Milicia shiite nuk ishte iniciatori i zgjerimit të konfliktit, kujton ai.

“Ne nuk kërkuam përshkallëzim ushtarak. Ishte vendim i Izraelit. Ishte zgjedhja e tyre,” theksoi ai. “Tani do të ketë ditë e netë beteje mes nesh”.

Nasrallah tha se luftëtarët shiitë posedonin ato lloj armësh raketash që “do të bënin të mundur shkatërrimin e disa fabrikave ushtarake izraelite në më pak se një orë”.

“Fakti që izraelitët kanë pritur një javë që ne të hakmerremi është pjesë e dënimit të tyre”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts