Bota

“Do të lehtësojnë orientimet”- Balla për ligjin e Adresarit: Kemi rritur penalitetet ndaj kryetarëve të Bashkive që nuk emërtojnë rrugët 

do te lehtesojne orientimet balla per ligjin e adresarit kemi rritur penalitetet ndaj kryetareve te bashkive qe nuk emertojne rruget
do te lehtesojne orientimet balla per ligjin e adresarit kemi rritur penalitetet ndaj kryetareve te bashkive qe nuk emertojne rruget































Ndërsa në Kuvend pritet të votohet ligji për adresarin, ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka prezantuar, duke thënë se janë parashikuar dhe penalitete për kryetarët e bashkive që nuk emërtojnë rrugët.

Gjithashtu Balla tha se emërtimi i rrugëve do të ndihmojë në orientimet dhe gjetjen e adresave në të gjithë vendin.

Kodi unik, tha Balla, “është alfa numerik, do të përmbajë 8 elementë kryesorë që po referojnë adresën, bashkinë, njësinë administrative, qytetin , fshatin, kodin postar, bulevardin, rrugën dhe sheshin, nr e ndërtesës dhe nr e apartamentit”.

“Ne kemi zgjidhur pjesën që lidhet me detyrimin, që lidhet me problemin e vendimmarrjes që lidhet me emërtesat e rrugëve, që është një detyrim i bashkive, ku kemi rritur penalizmin ndaj kryetarëve të bashkive për moszbatim të ligjit sa i takon detyrimit që kanë për emërtimin e rrugëve.

Ne po rrisim penalizmin sepse kjo punë nuk është bërë dhe nuk shoh një forcë tjetër të ushtrimit të ligjit përveç forcës së penaliteteve.

Kodi unik është alfa numerik, do të përmbajë 8 elementë kryesorë që po referojnë adresën, bashkinë, njësinë administrative, qytetin , fshatin, kodin postar, bulevardin, rrugën dhe sheshin, nr e ndërtesës dhe nr e apartamentit.

Kjo do të lehtësojë orientimet dhe gjetjen e adresave në të gjithë vendin”, tha ministri Balla.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts