“Do të lirohen menjëherë 700 persona, 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi”, Manja për amnistinë penale: Përjashtohen të dënuarit që…

do te lirohen menjehere 700 persona 400 te tjere perfitojne ulje denimi manja per amnistine penale perjashtohen te denuarit qe
do te lirohen menjehere 700 persona 400 te tjere perfitojne ulje denimi manja per amnistine penale perjashtohen te denuarit qe

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha nga foltorja e Kuvendit se me miratimin e projektligjit për amnistinë penale 700 persona të dënuar me burg do të lirohen menjëherë dhe 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.

Ai shtoi se nga amnistia përjashtohen personat e dënuar me burgim të përjetshëm.

“Kjo amnisti ka si qëllim edhe uljen e mbipopullimit në sistem sepse krijohen kushte optimale për trajtimin e pjesës tjetër që do të vazhdojnë dënimin në burgje por do të presin të paraburgosur. Nga kjo amnisti përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë sapo ligji të hyjë në fuqi, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. 2700 persona në shërbim prove do të jenë përfituesit nga kjo amnisti.

Dua të jem i qartë dhe i drejtpërdrejtë, nga kjo amnisti nuk do të përfitojnë personat e dënuar me burgim të përjetshëm, që i shmangen drejtësisë dhe nuk përfitojnë as nga amnistia por as ulje dënimi personat e dënuar nga GJKKO. Do të përfitojnë personat të cilëve iu ka marrë formë të prerë vendimi deri në datën 31.03.2024, dhe ky është shtyrja e afatit e marrjes së formës së prerë të vendimit sigurisht është pjesë e amendamentit të propozuar nga zoti Bardhi. Po ashtu nga varianti fillestar i amnistisë së miratuar në komisionin e Ligjeve, përfitojnë të dënuarit burra që iu kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet ose që janë dënuar deri në 4 vjet, të dënuarat gra me vendim të formës së prerë deri në 5 ose që iu kanë ngelur pa vuajtur 5 vjet nga dënimi.

Përfitojnë të miturit, personat gra të dënuara që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose në moshën 50 vjeç, personat burra që janë baras ose mbi 60 vjec dhe personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç. Ky ligj ka edhe kufizimet përkatëse. Në këtë draftligj, vetëm 5 përqoind e veprave penale që ka ky kod, shtrihet ky ligj amnistie. për 95 përqind të veprave të tjera të kodit penal nuk do të jenë nën efektet e këtij ligji”, tha ai mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →