Do të martohen? Heidi Baçi tregon planet me Romeon dhe marrëdhënien me ish-banorët e BBV: S’kam ndjerë nevojë të flas me askënd

do te martohen heidi baci tregon planet me romeon dhe marredhenien me ish banoret e bbv skam ndjere nevoje te flas me askend



































Heidi Baçi ka rrëfyer se ndihet më e dashuruar se kurrë me Romeo Veshajn pas daljes nga shtëpia e BBV, ndonëse marrëdhënia e tyre u vendos në pikëpyetje.

heidi baci romeo veshaj5

Ajo ka treguar se do të jetojnë së bashku në Shqipëri, ndërsa shtoi se familjarët e tyre ende nuk janë takuar pasi prindërit e saj janë në Itali.

Sa i përket planeve për martesë, Heidi tha se po pret propozimin nga Romeo Veshaj.

“Ne nuk ndahemi dot. Fakti është ky që punën time, ngaqë gjithmonë kam jetuar në shtete të ndryshme, nuk i kisha rrënjët aq të futura në Itali, siç është Romeo këtu. E kemi folur dhe unë dua të nxjerr të drejtën time pse ti jo andej dhe unë këtej.

Unë jam më tepër tek Shqipëria sepse më ka pëlqyer. Ndjehem shumë më shumë e dashuruar. E kemi shijuar njëri-tjetrin në mënyrë më të thellë Ne jemi shumë njëlloj në shumë aspekte. Kam qenë për drekë tek gjyshërit e Romeos, jam kënaqur me ta. I dua shumë, janë shumë të ëmbël.

Të keqen nëna më thoshte gjyshja Romeos. Prindërit e mi ende nuk kanë ardhur këtu. Por do të shkojmë së shpejti atje, flasim shumë në telefon. Dasma nuk është në dorën time, pres propozimin. Do e shohim”, tha ajo në “Top Arena”.

Për kë nga banorët e BBV të ka marrë malli? “Nuk e kam ndjerë nevojë të flas me askënd, nuk e di, s’mund të gënjej”, u shpreh Heidi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →