Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se burgjet e trashëguara nga komunizmi do të mbyllen.
Ministri Manja, në Komisionin e Ligjeve, u shpreh se janë struktura të amortizuara dhe kushtojnë mirëmbajtje.
“Në perspektivë, sepse kanë një masterplan, do të mbyllet Tepelena, Burreli, edhe 302 tek Mine Peza”, u shpreh ai.
Ulsi Manja: “Kemi mbyllur institucione të vuajtjes së dënimit dhe do t’i vazhdojmë t’i mbyllim të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit që kemi trashëguar nga koha e komunizmit.
Në perspektivë, sepse kanë një masterplan, do të mbyllet Tepelena, Burreli, edhe 302 tek Mine Peza. Janë institucione të vuajtjes së dënimit të trashëguara nga koha e komunizmit. Janë struktura të amortizuara që neve na kushtojnë mirëmbajtje, do t’i mbyllim ata. Nuk po hapim institucione të reja. Kukësi zëvendëson atë të trashëguar nga sistemi që kishim, por e transformojmë në një institucion të ri modern, për t’i shërbyer zonës, sistemit, por edhe Kosovës.
E dyta, ndërtimi i institutit të ri të të miturve, do të jetë modern. Sigurisht që do të hapet kur të mbyllet institucioni i vuajtjes së dënimit për të miturit në Kavajë. Mbyllje e strukturave të vjetra dhe ofrimi i shërbimit të struktura të reja.
Për punësimin në burgje, nuk kemi pasur probleme, kemi zbatuar kuadrin ligjor, kemi bërë tentativa për t’i punësuar në sektorin privat, kërkesa kemi patur, por ende s’kemi bërë të mundur bashkëpunimin mes sistemit të burgjeve dhe atyre privat.