“Do të na ‘zbërthejnë’ nga brinjët, si do e përballojmë”/ Hapja e grup-kapitullit të parë, Rama: Do arrijmë majën e ëndrrës shumëvjeçare deri në 2030-ën

do te na zberthejne nga brinjet si do e perballojme hapja e grup kapitullit te pare rama do arrijme majen e endrres shumevjecare deri ne 2030 en





































Kryeministri Edi Rama u shpreh se hapja e negociatave me BE-në për grup-kapitullin e parë ishte krenari për të. 

edi rama

Kreu i qeverisë u shpreh se para se të hapej grupkapitulli i parë mendonte ‘do na zbërthejnë nga brinjët, si do ta përballojmë’.

Por, Rama theksoi se është besimplotë se deri në 2030-ën do të arrihet maja e ëndrrës shumëvjeçare.

“Për mua ka qenë një pikë e lartë krenarie pikërisht pika ku unë vuaja stresin që do të ishte një pikë e ulët energjie sepse thosha ‘tani u hapën, do fillojë diagnoza, ekografia, mamografia, i gjithë ai i kompleks analizash i gjithë trupi të vendit përpara se të fillojë negociata e drejtpërdrejt që nisi javën e shkuar dhe qe ata do të na zbërthejnë brinjët, si do ta përballojmë ne dhe a e kemi administratën për ta përballuar.

Ky proces më ka dhënë krah dhe energji të rinovueshme për të besuar që do ta arrijmë majën e ëndrrën shumëvjeçare brenda dekadës, 2030 si afati final”, tha Rama në podkastin “Flasim”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →