“Do të nisim një ofesivë në Rafah”, Ministria e Jashtme palestineze i përgjigjet Netanyahut: Hakmarrje e verbër! Rreth 1.7 mln persona…

do te nisim nje ofesive ne rafah ministria e jashtme palestineze i pergjigjet netanyahut hakmarrje e verber rreth 1 7 mln persona
do te nisim nje ofesive ne rafah ministria e jashtme palestineze i pergjigjet netanyahut hakmarrje e verber rreth 1 7 mln persona

Ministria e Jashtme palestineze ka deklaruar se kërcënimet e vazhdueshme të Benjamin Netanyahut për të pushtuar Rafahun, ku rreth gjysma e popullsisë 2.3 milionëshe të Gazës kanë kërkuar strehim, paraqesin një sfidë flagrante për konsensusin ndërkombëtar dhe amerikan për mbrojtjen e civilëve.

Në një postim në rrjetin social “X” kjo ministri shkroi se hakmarrja e verbër dominon qeverinë izraelite dhe kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe botës.

Deklarata u postua pasi Netanyahu nuk iu bind presionin ndërkombëtar duke thënë se ai do të nisë një ofensivë në Rafah.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →