“Do të rekrutojmë 40 hetues të rinj”- Altin Dumani flet për punën e SPAK: Sulmet politike nuk më shqetësojnë, fokusi është ligji dhe lufta ndaj korrupsionit

do te rekrutojme 40 hetues te rinj altin dumani flet per punen e spak sulmet politike nuk me shqetesojne fokusi eshte ligji dhe lufta ndaj korrupsionit








































Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka folur lidhur me punën e institucionit tëe drejtësisë që drejton, duke thënë se kanë një bilanc pozitiv dhe se rezultatet janë tregues i qartë i suksesit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

dumani

Dumani tha në emisionin 3D në RTSH se do të rekrutojnë 40 hetues të rinj, për ta çuar në 100 numrin e prokurorëve, ndërsa për akuzat politike tha se nuk shqetësohet.

“SPAK ka një bilanc pozitiv: 150 milionë euro asete të sekuestruara dhe konfiskuara. Rezultatet tona janë tregues i qartë i suksesit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”

SPAK-u nuk ka dy standarde; hetimi bazohet vetëm te ligji dhe provat. Çdo person që shkel ligjin do të vihet para përgjegjësisë, pavarësisht pozicionit apo lidhjeve.

SPAK nuk është Altin Dumani por suksesi është rezultat i gjithë ekipi, është përpjekja e përbashkët e të gjithë prokurorëve dhe stafit.”

 SPAK-u i ri, lindi në 2019; sot një institucion i pjekur dhe funksional. Çdo institucion i ri kalon faza zhvillimi. Sot, SPAK është plotësisht operacional.

Jam kërkues ndaj vetes dhe institucionit që drejtoj. Pavarësisht bilancit pozitiv, ka ende vend për përmirësim.

Hetuesit e rinj do të përshpejtojnë ritmin e dosjeve. Së shpejti do të rekrutojmë 40 hetues të rinj, duke e çuar numrin total në 100.

Deklaratat dhe sulmet politike nuk më shqetësojnë, fokusi ynë është ligji dhe lufta ndaj korrupsionit”, tha Dumani.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →