RUSI
Mesazhi i fundit i liderit opozitar Navalny ka qenë më 14 shkurt në rrjetin social X.
‘Jam i ndëshkuar për 15 ditë, burgu i Iamal ka vendosur që të thyejë rekordin e Vladimirit për të lajkatuar dhe kënaqur autoritetet e Moskës.
Ata sapo më dhanë 15 ditë në një qeli dënimi. Dua të them, kjo është qelia e katërt e dënimit në më pak se 2 muaj që kam qenë me ta”. Ky është mesazhi i fundit në platformën X të Navalny, që i përket datës 14 shkurt në orën 15:00.
Kundërshtari i presidentit rus Putin kishte denoncuar disa herë abuzime të rënda në këto tre vite burgim në një regjim të veçantë dhe mbyllje të vazhdueshme në një qeli izolimi me pretekstet më absurde.
Navalny ndërroi jetë në burg ku prej vitesh po vuante dënimin.
Shërbimi Federal i Qarkut Autonom të Yamalo-Nenets tha se zoti Navalny “u ndje keq” gjatë një shëtitje, “humbi vetëdijen” dhe shumë shpejt vdiq. Në njoftim theksohet po ashtu se personeli mjekësor nuk arriti të ndihmonte liderin e parehatshëm opozitar, ndërsa Tv Moska flet për një trombozë, por pa dhënë shumë detaje të tjera.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co