Presidenti amerikan Joe Biden do të përballet sot me paraardhësin e tij në Zyrën Ovale, Donald Trump në debatin e parë presidencial për zgjedhjet e këtij viti në Shtetet e Bashkuara.
Debati që është planifikuar të zgjasë 90 minuta shoqërohet me një set rregullash të vendosura nga CNN, i cili do të organizojë përballjen kokë më kokë të kandidatëve presidencialë.
Trump dhe Biden nuk do të lejohen të flasin me anëtarët e stafeve të tyre respektive gjatë dy pushimeve të reklamave. Po ashtu mikrofonat e tyre do të jenë të mbyllur përgjatë debatit dhe do të hapen vetëm kur të jetë radha për të folur.
Kandidatëve nuk u lejohet të kenë shënime të shkruara paraprakisht me vete, ndërsa bëhet me dije se atyre do t’u jepen vetëm një laps, letër dhe nga një shishe ujë.
Gjithashtu në sallë nuk do të ketë audiencë, me Trump dhe Biden që do të jenë ballë për ballë, vetëm nën shoqërinë e moderatorëve të debatit.
Sakaq, një hedhje e monedhës do të vendosë podiumet për secilin, si edhe kush do të nisë ligjërimin e tij i pari.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co