“Do t’u vë flakën”/ Banorët e revoltuar, IKMT nis shembjen e ndërtesave në Fresk për Unazën e Madhe

do tu ve flaken banoret e revoltuar ikmt nis shembjen e ndertesave ne fresk per unazen e madhe
do tu ve flaken banoret e revoltuar ikmt nis shembjen e ndertesave ne fresk per unazen e madhe

TIRANË- IKMT ka zbarkuar këtë herë në Fresk, aty ku pritet që të shembë disa ndërtesa, për shkak se preken nga projekti i Unazës së Madhe. Një nga familjet e prekura nga projekti është familja Kolagji. Ata pretendojnë se pronën e kanë blerë në vitin 1994 dhe janë në proces legalizimi. Avokati i familjes ka hedhur në gjyq IKMT-në dhe kërkojnë që të mos nisë shembja e ndërtesave, pa vendim gjykate. Një nga familjarët jep versionin e tij për situatën.

“IKMT kërkon që të shembë ndërtesën tonë, sepse nuk jam vetëm unë, është vëllai, motra dhe prindërit e mi që jetojmë këtu. Jemi 4 familje, jemi 25 njerëz që jetojmë në këtë banesë. Më 1994 ne e kemi blerë këtë shtëpi, me vendim gjykate e kemi regjistruar banesën, ka 30 vjet që jetojmë këtu. Kemi tre vendime gjykatash, që vërtetojnë se këtë pronë e kemi blerë. Kjo pronë na takon neve, ka marrë formën e prerë. Jemi ende në proces me ASHK për regjistrimin e pronës, nuk kemi marrë ende përgjigje përfundimtare, kemi depozituar gjitha dokumentet që ka kërkuar ASHK-ja dhe jemi në proces. Jemi lajmëruar 2 vjet më parë për shembjen e ndërtesës. Ne kemi kërkuar dëmshpërblim, sepse prona nuk është e zaptuar, është pronë që e meritojmë. Prona është blerë, ne prisnim legalizimin për njërën nga ndërtesat. Kanë bërë shkelje ligji, nuk na japin certifikatë pronësie, në një pronë që ka qenë e hipotekuar. Më datë 16 na sollën vendimin e prishjes, që kishte marrë IKMT. Vendimi kishte afat deri më 20 shkurt, ne u konsultuam me avokatin tonë dhe vendimin e kemi ankimuar në gjykatë. Gjykata nuk është shprehur akoma. Gjykata duhet të thotë se vendimi është i ligjshëm apo i paligjshëm. IKMT nuk po pret të dalë vendimi i gjykatës. IKMT na ka thënë se banesa do të shembet, me hir apo me pahir. Këtu vetëm i forti dhe arroganti e krimineli bën hajër. Duam kohë që gjykata të thotë nëse kemi ose jo të drejtë”, tha një prej anëtarëve të familjes Kolagji.

Ndërsa, kryefamiljarja e familjes Kolagji tha se pronat janë bërë me mundim e djersë.

“Jam nëna e kësaj familjeje. E kemi bërë pasurinë në kurbet. I kemi rritur fëmijët me edukatë. Kemi punuar jashtë dhe kemi bërë shtëpitë këtu. Nuk kemi bërë asnjë shkelje në këtë shtet, e duam shtetin tonë, për të gjithë të jetë. Djali im është sëmurë, ka kaluar një problem në zemër. Është një djersë e madhe e hedhur këtu, kemi punuar 15 vjet në Greqi, me punë të ndershme. Ne duam kulturën dhe edukatën, këtu nuk ka drejtësi. Po të më kishte vdekur djali i sëmurë sot. Unë do iu vë flakën, do i djeg, jam me të drejtën e Zotit, kam dokumentet një qerre”, tha kryefamiljarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →