Bota Sport

“Do u kishim shënuar përsëri”- Trajneri i Azerbajxhanit: Ja çfarë po përgatiste Shqipëria për ndeshjen me Italinë

do u kishim shenuar perseri trajneri i azerbajxhanit ja cfare po pergatiste shqiperia per ndeshjen me italine

































Trajneri i Azerbajxhanit, Arif Asadov, është i bindur se Shqipëria luajti me dashje në kundërsulm ndaj skuadrës së tij, pasi po provonte mënyrën e lojës me të cilën do të përballej me Italinë në Europian.

asadov

“Ishte një ndeshje e mirë, e vlefshme për të dy skuadrat. Përtej 20 minutave te parë, ku u shfaqëm pak të dobët, pastaj ndeshja u barazua. Dhe në pjesën e dytë u përmirësuam edhe më shumë dhe mund të shënonim. Golat e pësuar janë pasojë e gabimeve tona.

Me kalimin e minutave, lojtarët gjetën ritmin e lojës dhe filluan të vepronin më me qetësi. Padyshim në pjesën e dytë në ndryshuam përsëri sistemin dhe u kthyer më një stil loje më sulmues. Kjo shtoi potencialin tonë sulmues. Pika jonë e dobët është finalizimi. Nëse do të shënonim më herët, mund të kishim shënuar përsëri.

Ndjehej që kundërsulmet shqiptare ishin më të rrezikshme. Është e qartë që kjo është saktësisht ajo që po përgatitnin për ndeshjen hapëse ndaj Italisë në EURO 2024″, tha pas ndeshjes trajneri Asadov për mediat azere.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts