Alvaro Morata zbarkoi në Milano i mirëpritur nga dashuria e tifozëve. Sspanjolli, i cili pati kaluar natën në qendrën stërvitore të “Milanello”-s, ka kryer testet e para fizike dhe më pas ka folur në konferencë për shtyp nga “Casa Milan”. Në vijim të gjitha deklaratat deklaratat nga numri i ri 7 i “Djallit”.
Cilat janë ndjesitë në këto momente?
Faleminderit të gjithëve që ndikuan në transferimin tim këtu. Kisha disa shanse të kthehesha në Itali në vitet e fundit, por sapo fola me Zlatanin dhe trajnerin nuk kishte më asgjë për të menduar. Asnjë klub nuk më ka dashur kaq shumë. Më dukej sikur isha me Milanin që gjatë Kampionatit Europian.
Përse kjo zgjedhje?
Unë kam nevojë për besim dhe për të qenë vetvetja. Nuk e kam problem nëse një ditë vjen dikush dhe më thotë: “Po luan si m…” Trajneri, klubi dhe Ibra më kanë treguar se besojnë te mua. Është e vështirë të gjesh një klub me këtë organizim dhe mezi pres të zbres në fushë. Nuk mund të premtoj tituj, por do të vrapoj si qen dhe do të ndihmoj shokët e skuadrës. Fundja një lider i shtyn shokët e tij drejt maksimumit.
Ideja e Milanit, a ka ekzistuar që në të kaluarën? Kush ju frymëzon nga Milani?
Ibra është një nga idhujt e mi më të mëdhenj, çdo gjë e kam kërkuar përmes miqve. Më bën të ëndërroj të jem pranë tij. Këto javë kam folur me Kaka, Shevçenkon, Paton dhe David Bekamin që më tha se mund të shoh diçka ndryshe në Milano. Një pjesë e madhe e historisë së futbollit është shkruar këtu
Ju vini nga sezoni më i mirë si golashënues edhe nga Europiani. Çfarë prisni nga pikëpamja personale?
Të fitoj. Nuk më intereson të shënoj 50 apo 60 gola. Ka lojtarë që shënojnë miliona gola, por më pas nuk fitojnë asgjë. Duhet të fitojmë. Jemi në një lojë ekipore dhe në këtë ekip ka shumë lojtarë të fortë. Kur hyra në “Milanello” kuptova se si ishte atmosfera dhe ju siguroj se mund të shkojë vetëm më mirë. Por shënimi i golave nuk është gjëja që më shqetëson. Dua të sjell yllin e dytë dhe të bëj histori. E di që këto janë vitet e fundit të karrierës sime, por jam i bindur se do të jenë më të mirat.
Pra, Morata më e mirë i karrierës?
Pa dyshim. Nuk është karakteri im normalisht, por jam shumë i lumtur dhe te Milani do të shohin se ishte një ide e mirë për më të marrë.
Çfarë kampionati gjeni?
Një kampionat që është rritur shumë, çdo vit është më bukur ta shohësh. Dhjetë vjet më parë ishte shumë ndryshe, më shumë taktik dhe më pak gola. Tani çdo ekip është i përgatitur mirë dhe i stërvitur mirë.
Si ndiheni që do të hasni sërish Juventusin, por këtë herë si rival?
I jam mirënjohës atij klubi dhe i falënderoj për atë që kanë bërë për mua. Miqtë janë miq, por për të shkuar në darkë, ne përshëndetemi pas ndeshjeve: ndonjëherë jo sepse je i mërzitur sepse ke humbur. Tani jam lojtar i Milanit dhe për mua është një tjetër aventurë.
A i ngjan ky Milan Spanjës?
Ka lojtarë shumë të ngjashëm. Ka disa që mund të bëhen ndër më të mirët në botë, nëse nuk janë tashmë. Trajneri është shumë i ngjashëm me idenë e lojës. E rëndësishme për mua është të përshtatem mirë me grupin dhe bashkëlojtarët e mi do ta kuptojnë se kush jam. Nuk dua gola dhe protagonizëm, dua të fitoj.
Çfarë ju tha Teo Hernandez për Milanin?
Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të mrekullueshme me Teron: një person argëtues, i hapur. Isha me pushime me të, 2-3 ditë. Shpresoj që ai të vendosë gaz në motor, sepse është thelbësor për këtë ekip. Edhe ai mund të bëjë hovin e fundit në cilësi pasi i ka karakteristikat dhe potencialin për të qenë mbrojtësi më i mirë në botë dhe unë do të përpiqem t’ia kujtoj këtë çdo mëngjes.
Cili është mendimi juaj për Fonsekën dhe a keni folur me Alegrin?
Kam folur me trajnerin disa herë, madje gjatë. Nuk na duheshin më shumë informacione për të marrë vendimin. Ideja e tij është shumë e ngjashme me atë që më pëlqen dhe unë e di se mund të jap maksimumin. Nuk kam folur me Alegrin, kur ta shoh do të jetë kënaqësi sepse ai gjithmonë më ka ndihmuar shumë.
Si do të jetë ndeshja e kthimit kundër Juventusit?
Kjo është pjesë e futbollit. Nëse shkon në një teatër dhe ajo që shikon nuk është e bukur… Vërshëllimat janë normale kur i meriton, ofendimet nga tifozëritë kundërshtare janë gjithashtu normale. Unë kurrë nuk kam shkuar në një vend në Itali dhe nuk kam hasur mungesë respekti kur isha me familjen time.
Sa do të mundet Milani t’ju ndihmojë dhe t’ju emocionojë sërish me futbollin?
Nëse jam këtu, jam i sinqertë, prandaj. Një emocion që quhet Milan, që quhet Ibrahimoviç. Mund të shkoja të merrja para ose të pushoja. Jam në vendin e përsosur, në moshën perfektë, ndaj them se kam ende 5 apo 6 vjet për të bërë mirë dhe për të fituar
Sa barrë është trashëgimia e numrit 7 dhe fakti që pasoni Zhirunë?
Nuk mendoj për peshën që kur vura këmbë në Milani. Zhirunë e kam mik që nga kohët e Çelsit dhe pata mundësinë të mësoja prej tij dhe të ndaja gjërat me të. Kur pothuajse gjithçka përfundoi, Ibra më dërgoi një video dhe unë u përplasa me të gjithë golat nga lojtarët më të mirë, shumë prej të cilëve luajtën për Milanin.
A mund të jetë përvoja juaj faktor shtesë i Milanit dhe dhomave të zhveshjes?
Dua të fitoj dhe di si ta bëj. Kampionati i fundit Europian na tha se ishim shumë të rinj dhe se ishte e pamundur: në fund duhet të besojmë në të dhe të punojmë shumë. Më këtë mënyrë mund të arrish kudo sukses. Kjo është arsyeja pse mezi pres t’i bashkohem grupit dhe t’i kujtoj të gjithëve vlerën e tyre, çdo mëngjes. Më pëlqen të shoh të tjerët duke punuar, duke ëndërruar, e sidomos të lumtur.
Çfarë lloj skuadre e bën Moratën të luajë mirë?
Mendoj se me cilësinë që është në këtë grup, duhet t’ua marrim frymën skuadrave të tjera. Nëse ushtrojmë presion me dhjetë lojtarë, mendoj se do të jetë shumë e vështirë për të tjerët. Kur nuk ke zotërimin e topit duhet të bësh rolin e punëtorit.
Jeni lojtari që çdo trajner do të donte ta stërviste?
Unë nuk jam një person egoist. Unë sjell gjithmonë një dinamikë pozitive. Jam sulmues qendror, por kur më zëvendësojnë jam i pari që e përqafoj shokun që merr vendin tim në fushë. Më pëlqen të fitoj dhe të shijoj momentin me shokët e skuadrës me të cilët punoj çdo ditë. Mendoj se me një frymë të tillë mund krijojmë një familje.
E keni parë ndopak Kamardën?
E takova. I kam parë edhe ndeshjet e tij. Ai ka shënuar shumë më shumë sesa unë kur isha në ekipin e të rinjve të Realit. Thjesht dua ta ndihmoj, ta mësoj të rritet. Mund të jetë e ardhmja, ose ndoshta e tashmja, në futboll që nuk i dihet kurrë. Ndoshta do të rri në stol për të. Unë thjesht dua të ndihmoj shokët pasi jam dikush që bëj shaka me të rinjtë, por edhe zemërohem nëse ata nuk i bëjnë gjërat siç duhet.
Cilat janë objektivat sezonale?
Jam te Milani dhe nuk ka kufi për asgjë. Duhet të fitojmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur dhe unë dua të jam ndihmesën time në çdo mënyrë. Me gola, apo thjesht më këshilla, do ta vendosë trajneri. Rëndësi ka që të punojmë të gjithë në një drejtim dhe të jemi gati kur nevojitet. Dua shumë t’i dhuroj gëzime tifozërisë dhe të gjithë atyre që besuan tek unë, duke bërë të pamundurën për të m
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co