Shqiperia

“Do ‘zhgënjehesha’ nëse nuk do të dënohej pasi…”, Lubonja për burgosjen e Belerit: Pse ky dënim është një mesazh për të gjithë ne

do zhgenjehesha nese nuk do te denohej pasi lubonja per burgosjen e belerit pse ky denim eshte nje mesazh per te gjithe ne
do zhgenjehesha nese nuk do te denohej pasi lubonja per burgosjen e belerit pse ky denim eshte nje mesazh per te gjithe ne

Duke komentuar dënimin me 2 vite burg për Fredi Belerin, analisti Fatos Lubonja i ftuar në “Open” në News 24, tha se do të ‘zhgënjehej’ nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nuk do të dënohej.

“Dënimi 2 vjet kur dëgjova dhe thashë janë çmendur fare. Saimir Tahiri u dënua me 2 vite për kanabizimin e Shqipërisë. Mendoj se do dënohej. Do isha “zhgënjyer” nëse nuk do të dënohej sepse do të më binte poshtë teza që kam mbrojtur që kjo është drejtësia e kontrolluar. Dy vite janë shumë, jashtë përmasave. Kemi historinë e Dibrës. Këta kriminelët e Shkodrës dalin me autokoklona. Nuk merren fare.

Shkelen ligjet e shtetit. Janë dhënë lekë nga qeveria kur ka filluar fushata. Nuk merret asnjë masë ndërkohë që ky dënohet me dy vite. Kjo është e qartë që ‘unë  kam marrë pushtetin, kontrolloj gjithçka. Kush del kundra dhe më prish punë do ta dënoj’ dhe ky është kërcënim për të gjithë ne”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts