Dogji bashkëshorten me benzinë dhe u arrestua pak javë pas ngjarjes, gjykata jep vendimin për 45-vjeçarin

dogji bashkeshorten me benzine dhe u arrestua pak jave pas ngjarjes gjykata jep vendimin per 45 vjecarin





































Gjykata e Korçës ka lënë në burg 45 vjeçarin Bledar Trëndafilin, i cili dogji me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili.

Melisa Trëndafili2

Bledar Trëndafili doli ditën e sotme para togave të zeza ku u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar në mungesë nga Gjykata e Korçës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 Gusht, por babai i dy fëmijëve u vendos në pranga rreth 1 muaj ( 3 Tetor) pasi dogji të shoqen me benzinë.

Gjatë periudhës që qëndroi në arrati Bledar Trëndafili ishte fshehur në zona të ndryshme të qarkut, por vetëm pasi autori ka shkuar në lagjen 4 të qytetit është mundur të bëhet arrestimi i tij.

Ngjarja mësohet ndodhi  rreth orës 17:00 të pasdites së 31 gusht, teksa 31-vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna.

Ajo është ndaluar nga Bledari pak metra larg banesës ku jetonte me nënë e saj dhe dy fëmijët e mitur 3 dhe 5 vjeç pas ndarjes me 45-vjeçarin dhe ky i fundit i ka hedhur në trup një shishe me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

E dëmtuara pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Korcës u transportua drejt Tiranës.

Rrëfimi i vëllait:

I vëllai i 31-vjeçares që u dogj me benzinë nga bashkëshorti i saj, Bledar Trëndafili, ka rrëfyer detaje nga martesa e tyre dhe vendimi i së motrës për t’u divorcuar.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ai deklaroi se ndarja erdhi pasi Bledar Trëndafili e braktisi 31-vjeçaren në Tiranë me dy fëmijët e tyre të mitur dhe nuk i hapte as telefonin.

I riu rrëfeu se e motra “nuk kishte as 1000 lekë të për të marrë një copë bukë për fëmijët”.

Por theksoi se pas vendimit për t’u ndarë, i shoqi e kërcënonte çdo ditë duke i thënë që “ti nuk ke ku shkon, s’ta jap divorcin”.

“Kishit gati një vit të ndarë. Ai thjesht e ka braktisur dhe ka ikur. Ai e ka lënë në Tiranë, është zhdukur pa i hapur telefonin, duke e lënë me dy fëmijë, me borxhe, pa 1 mijë lekë për të marrë një copë bukë për fëmijët. Kam qenë unë që e kam ndihmuar, mamaja, kemi marrë sendet nga këtu dhe e kemi dërguar në shtëpi. Kemi mbyllur gjërat e tij, ai e ka bërë edhe herë të tjera.

Motra vendosi që të ndahej i thoshte “më lër rehat të vazhdoj jetën me fëmijët”. Ai vazhdonte ne telefonatat që “ti nuk ke ku shkon, unë nuk largohem nga ty, s’të jap divorcin”. Çdo ditë duke e kërcënuar, gjente mundësinë ta telefonote gjithë kohës.

Motra kishte marrë avokatin për tu divorcuar, por ai nuk pranonte të vinte”, tha vëllai i Melisa Trëndafilit.

Sipas vëllait të të resë, Bledari ka qenë edhe i dënuar në Greqi për drogë dhe se ka qenë familje e tij qe e ka ndihmuar 45-vjeçarin, madje edhe kur ka qene ne burg.

PJESE NGA INTERVISTA

Vëllai i Melisës: Prindërit na janë ndarë në një moshë kur ne ishim të vëngje. Jeta ka qenë e vështirë, por ja kemi dalë. Sot motra është 31 dhe unë 29. Motra jeton në Korçë tek mami, kurse unë jetoj në Tiranë. Motra ka 10 vjet e martuar.

Ka qenë njohje me shkuesi, apo dashuri?

Vëllai i Melisës: Ka qenë njohje me dashuri, motra ka qenë 21 vjeç në universitet.

Çfarë ka ndodhur, ata u njohën e prezantoi në familje..

Vëllai i Melisës: Pastaj ai ka ikur në Greqi, motra ka qenë shtatzënë, ai ka qenë i dënuar në Greqi për drogë. Motra ka jetuar tek  mamaja me bashkëshortin e saj. Ai kur ka dalë nga burgu ka gjetur djalin 4 vjeç.

Më pas erdhën këtu në Tiranë, duke i ndihmuar familja e vet, ish burri që është në Amerikë. Kanë hapur një biznes.

Keni pasur komunikim?

Vëllai i Melisës: Nuk kam pasur komunikim. Situatën e dinim të gjithë. Mamaja ime ka qenë ajo që e ka ndihmuar atë në burg. Motra ka qenë ajo që nuk donte që të ndaheshin.

Motra duke pasur merakun tonë që mos na shqetësonte. I mbante për vete. Ai konsumonte drogë, alkool, prishte gjithë lekët, nuk ishte i aftë për asgjë. Dhunë psikologjike po, por dhunë fizike jo. Ai ka konsumuar edhe kokainë, motra e ka gjetur të droguar në shtëpi.

I la me shumë para borxh dhe u largua duke mbyllur telefonin. Motra nga kjo kaloi prapë në depresion duke vazhduar me mjekime.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al