Policia ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili në muajin mars dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse dy automjete në Cërrik.
Autori i djegies së dy mjeteve, 34-vjeçari Ilborjan Fezullau, rezulton i dënuar më parë për tentativë për vrasje.
Njoftimi i policisë:
Ndalohet 34-vjeçari që dyshohet se dogji me lëndë djegëse, 2 automjete, për motive të dobëta, më datë 06.03.2024.
34-vjeçari, i dënuar më parë për tentativë për vrasje.
Komisariati i Policisë Cërrik, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në inteligjencën informative, ndaloi shtetasin në kërkim I. F., 34 vjeç, banues në Cërrik.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 34-vjeçari, më datë 06.03.2024, gjatë natës, në lagjen nr. 1, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse, 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve A. B. dhe J. B..
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co