Dogji me benzinë gruan, arrestohet pas një muaji Bledar Trëndafili! Ja ku fshihej 45-vjeçari

dogji me benzine gruan arrestohet pas nje muaji bledar trendafili ja ku fshihej 45 vjecari





































Pas një muaj kërkimesh kapet nga policia Bledar Trëndafili i cili dogji me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili me të cilën ishin në proces divorici.

Bledar Trendafili Melisa Trendafili

Mësohet se Trëndafili u kap nga policia në qytetin e Korçës ndërsa si ngjarje është regjistruar në datën 31 Gusht.

Që nga momenti i arrestimit autori nuk ka deklaruar asgjë ndërkohë sipas burimeve Trëndafili gjatë gjithë këtij muaji ishte fshehur në zona të ndryshme të qarkut, por vetëm sot pasi autori ka shkuar në lagjen 4 të qytetit është mundur të bëhet arrestimi i tij.

NGJARJA

Ngjarja mësohet ndodhi  rreth orës 17:00 të pasdites së 31 gusht, teksa 31-vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna.

Ajo është ndaluar nga Bledari pak metra larg banesës ku jetonte me nënë e saj dhe dy fëmijët e mitur 3 dhe 5 vjeç pas ndarjes me 45-vjeçarin dhe ky i fundit i ka hedhur në trup një shishe me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

E dëmtuara pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Korcës u transportua drejt Tiranës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al