Dogji tre automjete me benzinë në 2022, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër (EMRI)

dogji tre automjete me benzine ne 2022 arrestohet 48 vjecari ne shkoder emri
dogji tre automjete me benzine ne 2022 arrestohet 48 vjecari ne shkoder emri

Shkodër

Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, zbardhin djegien e 3 automjeteve, kryer më datë 23.12.2022, në lagjen “Ndoc Mazi”.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi Frak Ndoja. (Bibaj, Kasneci), 48 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se më datë 23.12.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “Ndoc Mazi”, 48-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin tip “Benz” në pronësi te shtetasit A. D., automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D. dhe automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit K. L..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →