“Doktoresha po më sjell vërdallë, kafen ia dhashë”- Skandali tek Onkologjiku, zbardhen bisedat e pacientëve me mjekët: Unë jam tek Urgjenca, fol me Naqellarin se ai të mbaron punë direkt

doktoresha po me sjell verdalle kafen ia dhashe skandali tek onkologjiku zbardhen bisedat e pacienteve me mjeket une jam tek urgjenca fol me naqellarin se ai te mbaron pune dire

































Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, të siguruar nga Panorama Online, janë zbardhur bisedat mes stafit të Onkologjikut si dhe mes mjekëve dhe pacientëve me tumor. Ka qenë Prokuroria, që pas investigimit të emisionit Vetting, ka zbardhur skemën sesi mjekët e këtij spitali, orientonin pacientët e sëmurë me tumor drejt spitaleve private dhe kontrandanonin ilaçe pa pullë fiskale.

onkologjiku

Më poshtë gjeni disa nga përgjimet e Prokurorisë Tiranë:

Rasti 1

Në datën 14/12/2023 në orën 13:38 e telefonon nr.telefonit si më poshtë vijon:

068*******: O Afrim

Afrimi: He vella.

06*******: Do vije nje nga Kukesi, ma ndihmo te lutem mi afro cik kimioterapite. Beje per hatrin tim. Ku je ti?

Afrimi: Une jam lart ne zyre. 0682136645: Mire ja do vije lart tek zyra kjo.

Rasti 2

Në datën 14/12/2023 ne oren 11:31 ka një bisede si më poshtë vijon me Alketen me nr.telefoni

069******** si me poshte vijon:

Afrimi: Alketa eshte nje pacient i Sotiraqit per erlotinib tableta.

Alketa: Ok.

Rasti 3

Në daten 14/12/2023 ne oren 10:14 e telefonon nr.telefonit 067******* si me poshte vijon:

067*******: O adash ca ben si ke qene?

Afrimi: Mire adash ti ca ben?

067*******: Tet e pyes kam nje mikun tim nga Permeti qe I ka dhene rekomandim Kuro ai kirurgu i Gjirokastres per aty tek ju ne date 24 Janar. Po eshte pak vone na duhet dicka me shpejt se smerr dot as Kempin po nuk beri konsulten aty.

Afrimi: Une sjam aty tani se jam tek urgjenca. Jepi numrin dhe te me presi. Eshte ai Elidoni sot aty o burre ai sfut pa planifikim. la ke nr. Atij ti?

067*******: Jo sia kam. Po Naqellari eshte aty?

Afrimi: Po o burre fol me Naqellarin I mbaron pune Naqellari direct.

067******; Po diskutojme linjen Naqellari njehere po ashtu kalojme tek ty.

Afrimi: Ok mire shume mire,

Rasti 4

Në datën 14/12/2023 në orën 08:17 1 degron sms nr.telefonit 069****** ku i thote:

069******:Afrim ketu tek dera jam shoku Nazmiut Shefiti.

Afrimi: Po pa merak se ja mbajta vendin.

Rasti 5:

Afrimi: Kush ta tha

Nr.telefonit: Ca lidhje ka, me erdhi kodi që në mëngjes u çudita.

Afrimi: pra duhet ti të më kujtoje mua jo une ty.

Nr.telefonit: Ti pa le te ka kujtuar Sabua se ti je tap Akoma.

Rasti 6:

Në datën 27.12.2023 në orën 13:16 bëhet biseda me sms si më poshtë vijon me nr.e telefonit 069******* ku thuhet si më poshtë vijon:

– Çkemi Afrim si kalon. Pacientja F.C., nuk eshte paraqitur ne farmaci.

-Mire si je ti Mirjana,ok. Ka ikur ajo.

 -Ok mos e njofto. Do i shkruaj nuk u paraqit.

Rasti 7:

Në datën 20.12.2023 në orën 08:49 ka një telefonatë me nr. 069******* ku I thotë:

Afrimi: Ckemi Flora.

Flora: si do bejme me ate doktoreshen që më sjell verdalle se une kafen ja dhashe

Afrimi: Po ska gje mo se dje thjesht kishte ikur me heret.

Rasti 8:

Në datën 15.12.2023 në orën 12:57 I ben sms nr.i telefonit 069******* ku I thote:

-Ckemi Afrim si kalon. Te lutem pacientet V.SH., F.E., dhe B.N., urgjent ne farmaci

Rasti 9:

Në datën 15.02.2024 në orën 10:22 e telefonon nr.telefonit 069******* si më poshtë:

Nr.telefonit: ILDA CANI E KA EMRIN CARE TE TE JAPI MERI

Afrimi: Ku është ajo tani?

Nr.telefonit: Se di ja ti them.

SKEMA ABUZIVE:

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë kërkoi masa sigurie për shtatë mjekë e specialistë të Qendrës Spitalore Universitare nën akuzë për veprat penale ‘Shpërdorim Detyre’. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT.

Pas finalizimit me sukses të operacionit “Rrugëtimi” në kuadër të të cilit u ndaluan 16 shtetas gjatë sekuestrimit të barnave personave të ndaluar, u zbulua se disa prej barnave janë medikamente për përdorim spitalor, specifikisht në departamentin e onkologjisë.

Veprimet hetimore të mëtejshme në bashkëpunim me Seksionin e Luftës Kundër krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, si dhe veprimet proaktive duke përfshirë përgjimet telefonike, vëzhgimet në terren, blerjet e simuluara, ashtu edhe me veprime te hapura hetimore, zbuluan rastet e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private.

Po kështu, nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA. Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushtetve teknike.

Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →