Këngëtarja Mimoza Selimi në një intervistë për “Vila24” moderuar nga Anila Çela ndër të tjera ka folur për kostot që një dikujt i shkakton fama.
“Ndonjëherë do doja të mos isha fare një person publik se më kanë bërë keq. Është e dhimbshme, stresuesese… Më kanë bërë keq. Ka momente që më kanë rënduar me dhimbje të jashtëzakonshme.”-thotë ajo.
Duke iu referuar një historie pak kohë më parë kur një vajzë doli në media e pretendonte se ishte e bija, Selimi shprehet se nuk ka patur asnjëherë fëmijë, madje shton se ky është pengu i prindërve të saj.
“Njerëzit në mënyrë frenetike, agresive, pa më njohur me komente aq fyese.. Ne nuk dimë deri ku i kemi kufijtë”-shton Selimi me indinjatë ndaj një sulmi verbal që e ka bërë pjesë të një ngjarje me të cilën nuk ka patur asnjë lidhje.
Gjatë intervistës këngëtarja Mimoza Selimi ka folur për jetën familjare, raportet me prindërit, humbjn e dhimbshme të vëllezërve dhe rigjetjen e një dritëze të re me nipërit e mbesat e largimi drejt Zvicrës së largët, distancë e cila ia shton mallin dhe e bën të kthehet sapo gjen kohë e mundësi për të qenë aty ku nisi gjithçka me pasionin për muzikën dhe dashurinë për njerëzit.
(BalkanWeb/News24)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co