Donald Trump ka konfirmuar se Doug Burgum do të jetë Sekretari i Brendshëm i SHBA-së.
Ai aktualisht është duke ushtruar mandatin e dytë si guvernator i Dakotës së Veriut.
Presidenti i zgjedhur e ka emëruar gjithashtu atë si kryetar të “Këshilli Kombëtar të Energjisë”.
Këshilli do të “përbëhet nga të gjitha Departamentet dhe Agjencitë e përfshira në lejimin, prodhimin, gjenerimin, shpërndarjen, rregullimin, transportin e të gjitha formave të energjisë amerikane”, shkroi 78-vjeçari.
“Ky Këshill do të mbikëqyrë rrugën drejt dominimit të energjisë amerikane duke shkurtuar burokracinë dhe rritur investimet e sektorit privat në të gjithë sektorët e ekonomisë ndërsa fokusi do të jetë në inovacionin mbi rregulloren e kahershme, por krejtësisht të panevojshme”, shkroi Trump në Truth Social.